• |
ide | kryesore

Video/ Arbitrit iu dukën normale duart në fyt të Adilit, djali i trajnerit shënon golin e parë: Vllaznia luan tenis në Fier

-Instant, F1, Sport, Video



Vllaznia ka shkatërruar Apoloninë, duke e thyer me rezultatin 6-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të Kategorisë Superiore. Një ndeshje që duket pa histori, duke gjykuar për nga rezultati e ndoshta edhe loja, por që histori pati e shumë madje. Në dominimin total të kuqebluve nota më e dobët i takoi arbitrit Shabanaj, jo se bëri ndonjë katastrofë, por në të vetmin rast ku kërkohej vendimmarrje e la të vazhdonte a thua se asgjë nuk ndodhi. Në minutën e 34’ arbitri Shabanaj gaboi duke toleruar duart në fyt të vendosura nga Adili, që reagoi pas një ndërhyrje të ashpër të Mihanës. Mbrojtësi shkodran nuk mori as karton të verdhë, në kohën kur rezultati ishte 0-2 për Vllazninë dhe gjërat nëse mund të ndryshonin, ishte pikërisht ky moment.

Për lojën pak fjalë ka, sepse shkodranët nuk e vendosën për asnjë moment në dyshim fitoren, duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes. Në minutën e 15, Da Silva zhbllokoi rezultatin, në krosimin e Adilit, ndërsa në të 24 kuqeblutë dyfishuan shifrat, duke vënë në siguri rezultatin me Dilaver. Apolonia e dorëzuar tashmë e me renditjen që i peshon më shumë se cdo gjë, duket se ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm në kategorinë e Parë.

Skuadra e Camaratas pësoi edhe golin e tretë nga Ardit Hoxhaj (dygolësh për të e për Da Silvan). Vlonjati realizoi në minutën e 36, por rezultati mund të ishte edhe më i thellë në pushim, nëse Dilaver do të kishte qartësinë para portës. Atë që nuk e bëri ai e bëri braziliani 6 minuta pas rifillimit. Ka lavdi edhe për djalin e trajnerit Brdaric, Tim që realizoi golin e parë me fanellën e Vllaznisë. Pasi pa ti anullohej një gol, gjermani në minutën e 82 mund të shpërthente gëzimin e tij. Rezultatin e kompletoi Hoxhaj, që në shtesë me një goditje dënimi, fiksoi dygolëshin personal e 0-6 për Vllazninë. Me këtë fitore Vllaznia barazon Partizanin në kuotën e 50 pikëve dhe merr përkohësisht vendin e parë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *