• |
ide | kryesore

Video/ Devijimi i Alex Sandros rrezikon Champions për Juventus: Atalanta fiton tre minuta nga fundi

-Instant, Sport, Video

Një gol nga Malinovskyi vendosi sfidën mes Atalantës dhe Juventus, e vlefshme për javën e 31 të Serie A: goli i mesfushorit ukrainas (me devijimin vendimtar nga Alex Sandro) në minutën e 87 i lejon zikaltrit të kalojnë në renditje ekipin e Pirlos, duke bërë kështu një goditje të rëndësishme në këndvështrimin e kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë rrëshqasin në vendin e katërt në renditje dhe gjithashtu humbin Chiesan të dëmtuar.


Atalanta pas 20 vitesh mundi Juventus (1-0) dhe i kaloi ata, duke zënë vendin e tretë në renditje. Në sprintin final për një vend në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, duke konsideruar edhe fitoren që ndërkohë ka marrë Milan (+4 tani), panorama për bardhezinjtë duket me të vërtetë e zymtë. Pa Ronaldon dhe me Dybala në fushë nga minuta e 1, Juventus nuk arriti të shkëlqejë, pavarësisht një pune të shkëlqyer nga Cuadrado, ndërsa Atalanta nuk është se bëri më shumë, por u shfaq e rrezikshme edhe para golit vendimtar.


Kështu, pasi në 7 transfertat e fundit në Bergamo torinezët kishin shënuar të paktën dy gola, këtë herë ekipi i Pirlos jo vetëm që nuk shënoi, por edhe pësoi golin, i cili arriti në minutën e 87 nga Malinovskyi, me një devijim vendimtar nga Alex Sandros. Për ta përkeqësuar situatën, Juve humbi Chiesan në pjesën e dytë për shkak të një problemi muskulor në kofshën e majtë, një problem jo i pakët, në funksion të sprintit përfundimtar që do të fillojë përsëri të mërkurën nga ndeshja me Parmën.

Në ndeshjet e tjetra, Milan thyen tabunë Genoa dhe arrin të imponohet 2-1 duke konsoliduar pozitat në zonën Champions, pas shpinës së Inter. Afrohet edhe Lazio që imponohet 5-3 ndaj Beneventos në shtëpi, ndërsa Bolonja bën poker ndaj Spezias.



ITALY – SERIE A
AC Milan 2 – 1 Genoa
Atalanta 1 – 0 Juventus
Bologna 4 – 1 Spezia
Lazio 5 – 3 Benevento

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu