• |
ide | kryesore

VIDEO/ Polici civil nxjerr armën dhe parandalon tentativën për vrasje në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një ngjarje kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Tiranë, pasi dy persona fillimisht janë përleshur me grushte dhe më pas situata, është agravuar deri në atë masë sa njëri nga personat, ka marrë makinën dhe ka goditur me të automjetin e personit tjetër.


Pamjet e kësaj përplasjeje janë publikuar nga Ora News ku fatmirësisht situata e nxehtë, është zgjidhur falë një agjenti policie, që është ndodhur krejt rastësisht në vendngjarje.


Në pamjet filmike duket efektivi i policisë që ka parë të gjithë situatën, përplasjen fizike dhe më pas përplasjen e dy automjeteve, ku personi me bluzë të kuqe në mënyrë të vazhdueshme ka dashur ta godasë me makinën personin tjetër.

Pikërisht ky është momenti kur punonjësi i policisë i veshur civil, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka ndërhyrë menjëherë me qëllim neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Punonjësi i policisë ka kërkuar që ta ulë në tokë, por personi me bluzë të kuqe nuk i është bindur, derisa në vendngjarje kanë shkuar punonjës të tjerë të policisë, të cilët kanë arritur t’i vendosin prangat.
Kjo përplasje fizike dhe goditja me makinë është parë nga shumë persona, banorë që jetojnë nga dy anët e bulevardit “Migjeni” në Yzberisht.

6 Comments

  1. Si ky person i duhen policise te shtetit.Jo police frikacake,hajdute dhe bashkepunues me kriminelet .I lumte ky njeri duhet te behet shembull per gjithe te tjeret.

  2. Veprimi i policit duhet vleresuar si profesional dhe shume te guximshem, ai duhet te marre te gjitha meritat qe meriton nga eproret.

  3. Bravo policit qe nderhyri por menyra se si nderhyri e gabuar.Mund te kishte perfunduar edhe me keq, ku shoferi mund te vritej ose edhe polici mund te goditej me makine.Nderhyrje jo profesionale dhe e pa pergatitur.Ai robi me makine mund te godiste dhe policin civil me makine sepse ai nuk i trego as shenjen e policise dhe ai robi nga frika mund dhe ta godiste me makine duke kujtuar si person me palen kundershtare.Nuk i dilet makines para o idiot por ne krah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu