• |
ide | kryesore

Video/ Përmbysje e çmendur e Psg, kreu është tani vetëm -1

-Instant, Sport, Video



Në Parc des Princes, PSG kthehet të jetë në kontakt me Lille, kryesuesit e Ligue 1, falë një rikuperimi ‘të çmendur’ 3-2 kundër Saint-Étienne. Në pjesën e parë, ekipi i Pochettinos goditi shtyllën me Sarabian. Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 78 me Bouanga, por një minutë më vonë Mbappé rivendosi barazinë. Numri 7 fiton më pas e realizon po vetë një penallti, por drama luhet e gjitha në shtesë; Hamouma befasoi parisienët duke barazuar, por në të 5 shtesë Icardi vendosi ndeshjen.

Mungesat (përfshirë Neymar dhe Paredes) dhe mendja, ndoshta, ende tek sfida kundër Bayern në Ligën e Kampionëve, e vunë në rrezik të madh PSG, që vetëm në minutën e 95 iu gëzua një fitore të çmendur 3-2 në shtëpi kundër Saint -Étienne. Parizienët dominuan fushën, por portieri Green ndali cdo tentativë të kryeqytetasve. Në të 24’ Mbappé gjeti vetëm rrjetën e jashtme, ndërsa 6 minuta më pas goditja e dënimit e Sarabia u përplas në shtyllë.

Në pjesën e dytë u luajë e njëjta ndeshje, me PSG në kërkim të golit e kundërshtarin që pret momentin, por gjërat u ndezën vetëm në fund: Bouanga i dha Saint-Étienne avantazhin e befasishëm në krosimin e Trauco nga e majta, por pas rreth një minute Mbappé vendosi barazinë. Drama luhet e gjitha në minutat e fundit kur Mbappé fitoi dhe transformoi penalltinë e akorduar për faullin e Green në minutën e 87; në minutën e 92-të Hamouma befasoi kampionët francezë me një goditje fituese, por në sekondën e fundit të lojës goditja me kokë e Icardit vulosi fitoren për skuadrën e Pochettinos e tani PSG është -1 nga kryesuesit e Lille.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *