• |
ide | kryesore

Zbërthehet burimi i Lapsi.al/ Si e përdorin Drejtuesit Politikë të PS programin me të dhënat për 3.5 milion shqiptarë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur raportuam përvetësimin e të dhënave personale për 910 mijë banorë të Tiranës nga Partia Socialiste për fushatën e 25 Prillit, e kemi theksuar vazhdimisht se Database që arritëm të siguronim me një volum prej 234 MB, nuk ishte e plotë.

Sepse ideatorët e modernizimit të skemës së Patronazhit kishin ndërtuar një program online të dedikuar tërësisht keqpërdorimit të informacioneve konfidenciale për 3.5 milion votues, që është funksional ende sot. Në këtë program janë të regjistruara akoma më shumë të informacione për secilin prej emrave që rezultonte në Database për Tiranën. Programi i plotë online mund të aksesohet vetëm nga pak drejtues të PS dhe njerëz të tyre të besuar dhe nuk mbulon vetëm qytetarët e kryeqytetit, por të gjithë personat me të drejtë vote në Shqipëri, pra rreth 3 milion e 500 mijë qytetarë.

Prokuroria e Posaçme u fokusua tek drejtuesit e portalit Lapsi.al në hetimet e saj për vjedhjen e të dhënave nga AKSHI, por një verifikim i thjeshtë në kompjuterat e Partisë Socialiste apo në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) mund të zbulonte shumë më tepër.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Gjithsesi, Lapsi.al kontaktoi edhe një herë burimin që na dha Database e patronazhistëve, i cili pranoi të na shpjegojë se si funksionon sistemi i plotë online i Patronazhimit. Rrëfimin e bëri duke kërkuar ruajtjen e konfidencialitetit përmes pseudonimit, që rastësisht po e quajmë DORIAN.

Ajo çfarë zbuloi është tronditëse. Përtej qyfyreve të patronazhistëve e gjitha rezulton të jetë një skemë shantazhi dhe kërcënimesh, e dirigjuar direkt nga kupola drejtuese e Rilindjes ndaj votuesve më të varfër, të papunëve, atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike, me kemp, atyre që kanë probleme me legalizimet etj. Përveç mënyrës se si drejtohet skema e Patronazhit direkt nga Drejtuesit Politikë të Partisë Socialiste, DORIAN pranoi të rrëfejë edhe mënyrën se si shantazhohet kushdo që ka një hall për të zgjidhur me shtetin. Ndiqni më poshtë rrëfimin e burimit të Lapsi.al, që zbuloi skandalin dhe tregon se ku mund të gjenden ende sot të dhënat online që janë marrë nga institucionet shtetërore.

Kulmi/ Rilindja i vuri patronazhist edhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror

Lapsi.al: A mund të shpjegoni si funksionon sistemi i patronazhit në Partinë Socialiste?

DORIAN: Ky sistem është krijuar fillimisht në vitin 2012, si përgatitje për zgjedhjet e vitit 2013. Në këtë kohë, sistemi kishte vetëm të dhëna të mbledhura nga Organizatat Socialiste dhe listat e zgjedhësve që merreshin nga Ministria e Brendshme dhe KQZ. Pasi PS fitoi zgjedhjet në 2013, databaza u popullua me të dhëna të ndryshme shtetërore deri sa arriti gjendjen që është sot. Aktualisht sistemi funksionon me dy nivele.

Drejtuesit Politikë kanë një sistem të veçantë tepër të sigurtë. Kjo platformë nuk aksesohet direkt në internet. Pas shkarkimit të programit bëhet edhe realizimi i lidhjes me VPN (Virtual Private Network) që të mos lihet gjurmë dhe të mos gjendet location nga po përdoret. Drejtuesve Politikë të zonës apo personave që kanë të drejtë të aksesojnë platformën. Për të hyrë në platformë shkarkohet program “Fortclient” dhe më pas aksesohet përmes linkut sistemi.ps.al. Detajet për të hyrë nuk janë kaq të thjeshta dhe për këtë arsye çdo përdoruesi i dërgohen të dhënat dhe shpjegimet përkatëse në një email si ky që po jua nis me foto, ku i dërgohet Password dhe Username për të hyrë në sistem.

Qendra ka dërguar edhe manuale të detajuara për ta përdorur me lehtësi këtë platformë. Drejtuesit më pas ia japin Password-in një apo disa personave të besuar, të cilët nxjerrin informacione të ndryshme nga sistemi për t’jua shpërndarë patronazhistëve.

Lexo edhe: Zbulimi i patronazhistëve të PS/ Veliaj dhe Sokol Balla i vërsulen Lapsit (VIDEO)

Lapsi.al: Ky është niveli i parë i patronazhit. Po niveli i dytë?

DORIAN: Patronazhistët janë kryetarë dhe anëtarë të Organizatave Socialiste, të punësuar në shtet apo të afërm të kandidatëve në të gjithë Shqipërinë.

Çdo patronazhisti i jepet një listë me të dhëna të plota për personat që duhet të gjurmojnë, për të kuptuar se për kë votojnë si dhe nëse nuk janë “tanët”, apo janë të lëkundur, duhet t’i marrin në telefon dhe t’i takojnë për t’i bindur që të votojnë Partinë Socialiste. Kryesisht patronazhisti është banor i zonës që po patronazhon.

Kur kanë informacione, patronazhistët futen në sistemin e tyre të futjes së të dhënave, i cili gjendet online në adresën https://anetar.ps.al/#/login

Lapsi.al: Çfarë të dhenash kanë patronazhistët në sistem?

DORIAN: Në sistemin e drejtuesve që aksesohet me VPN ka gjithçka që shteti ka grumbulluar për një person. Të dhënat e përgjithshme, emër, mbiemër, ID. Pastaj të dhënat e veçanta, si adresë banimi, numër telefoni, vendin e punës, çfarë përfiton nga shteti, kemp, ndihmë ekonomike, a ka bërë ndonjë legalizim, a ka aplikuar për legalizim, a ka pësuar dëme nga tërmeti dhe nëse ka aplikuar pranë institucioneve të posaçme të ngritura për këtë qëllim, ku punon, ku ka punuar, sa e ka rrogën, nëse është pronar i ndonjë kompanie, çfarë gjobash ka, etj etj.
Këto të dhëna nxirren nga sistemi dhe ju shpërndahen patronazhistëve sipas listës së emrave.

Lapsi.al: Çfarë udhëzimesh marrin patronazhistët?

DORIAN: Drejtuesit nga qendra japin udhëzime të ndryshme ditë pas dite. Për shembull, një ditë merren me përfituesit e ndihmës ekonomike apo kempit. Personat kontaktohen dhe i kërkohet vota. Nëse nuk e premtojnë votën, kërcënohen se do ju hiqet ndihma, do t’u hiqet kempi. Një ditë kontaktohen personat që kanë përfituar legalizime apo kanë aplikuar për ndonjë legalizim. Njësoj ju kërkohet vota për “nderin” që ju është bërë, ose u premtohet që do ta zgjidhim problemin. Si rregull, ata premtojnë një numër të caktuar votash. Emrat e premtuar regjistrohen dhe hidhen në sistem. Pastaj kontaktohen nëse kanë dijeni. Nëse ka emra që dalin të pasaktë, kontaktohet përsëri personi që ka premtuar votën. Javën e fundit iu kanë dhënë udhëzim të kontaktojnë personat që kërkojnë punë kundrejt votës dhe t’u premtojnë që pas fitores së zgjedhjeve do të zëvëndësojnë të gjithë ata që dalin me PD, LSI apo të lëkundur në sistem dhe do të lirohen shumë vende pune dhe ata mund të përfitojnë.© Dorian Kodra për Lapsi.al



49 Comments

    1. Per here te pare ne historine moderne te Shqiperise, gazetaria ka arritur te zbuloje dhe publikoje nje skandal te frikshem korrupsioni. Nje skandal qe tregon mbi menyren se si nje organizate politike qe ushtron dy pushtete, ate te ligjvenjes dhe ekzekutiv, ka kapur shtetin. Ajo eshte ne proces edhe te kapjes se pushtetit gjyqesor dhe nese e arrin kete, ky do te ishte fundi i demokracise dhe zbatimit te ligjit ne nje shtet te vogel si Shqiperia. Pra faleminderit ju gazetareve per kurajen tuaj qe na jep nje fije shprese se ende ka profesioniste qe i duan te miren interesit qytetar dhe atij kombetar. Qe eshte ne rrezik te plote nga veprimtaria e paligjshme e nje organizate politiko-kriminale dhe specifikisht kreut te saj qe pa turp, pa ndjesi pergjegjesie apo llogaridhenie mbron ne menyre publike kete skandal! E turpshme dhe qe te le me goje hapur eshte mosreagimi i te ashtuquajturit prezence nderkombetare ne vend. Qe pellasin e flasin per cdo gje. Cfare qendrimi apo komenti ka ambasadori i BE? Po i SHBA? Po i vendeve kryesore te BE? Cfare ndodh ne vendet e tyre kur nje skandal i tille i frikshem ndodh? Cfare mesazhinkane per drejtesine e RE???

    2. Pse Armando Shullaku dhe Andi Bushati nuk bashke punone me Prokororine SPAk??? thotë:

      Pse??? Armando Shullaku dhe Andi Bushati nuk bashke punone me Spak per te dhenat qe kane ber puplike?? A po Armando Shullaku dhe Andi Bushati po shkelin ligjin?? A po jane te lidhur me krimin dhe njerzit mafjoza e hajdute si ilir Meta dhe Sali Berisha???

    1. ama me nje kusht qe ti marri te gjith me vete, jo vetem njerin krah se po dalin sikur njeri krah eshte djall e tjetri engjell. Robq…a jan te gjith

      1. @ i paemer 11:35

        Duke relativizuar e duke thene se te gjithe jane njesoj nuk ka per tu vene drejtesi kurre.

        PS eshte ne pushtet tani dhe kjo u kap duke abuzuar me pushtetin dhe vjedhur te dhenat personale nga e-albania e duke ngritur rrjet spiunazhi per shantazh e blerje votash.

        Duhet te ndeshkohen e te behet shembull qe PD ose kushdo qe te jete neser ne pushtet as mos ti shkoj neper mend te abuzoj per qellime elektorale me te dhenat qe qytetaret ua kane dhene shtetit ne menyre konfidenciale.

      2. Pse kerkon ta relativizosh e ti fusesh te gjithe ne nje thes?
        Te denohet kush ka vjdhur e perdoruar te dhenat personale!
        Apo je patronazhistce e ke frike?

  1. Haha sa qesharak Jeni o lapsi i Bushati flisni broqkulla si te ishe kalamaj 5 vjeq .. Ky debati per te dhenat prosonale qe perdore nga Partit politike a po kompani te ndryshme private a po shtetrore eshte nje debat shum i madhe ne te gjith boten demokratike.. Por me thane te drejten kurre me pare Shqiprie nuk kemi pase me liri per te Thane Qfare te na done Qefi per politiken dhe per pushtetin ne Qfare do pozicjoni Qe ne ndollemi ne a po familja e jone me asistense a po me Pune ne shtet.. Po eshte vertet Kure Ka Qen Saliu dhe ilir Meta ne pushtet te gjith kishin frike se mose i hiqnini nga Puna ose ju nzjerrshin bandi be rruge per te rra me ta.. Por une jame kunder abusimit me te dhenat prosonale nga Kush do Qofte dhe kjo duhet te rrugullohet me ligj per te gjitha instutusjone.. Po jam per tu dhen me ligje te drejten organeve ligje zbatuse si Policise a po Prokorise per te hye ne dhenat tona prosonale pet ta na sugurue rende dhe siguri kunde kriminelve a po terroristave.. Dorian?? E Saliut ??. Po partija Demokratike Ku e ka marre numrin e telefonit time?? Dhe te familjarve te mi??? Qe na Qmenden duke na marre ne telefone dhe duke na Quare mesazhe…

    1. Dallohesh nga menyra se si e shkruan gjuhen tende qe je rilindas i bindur. Eshte shume e kollajte te identifikohesh se per ke voton sepse je si ata qe erdhen nga malet ne 1944 dhe u bene ministra e drejtues shteti. Shkofsh atje ku do shkoje rilindja e krimit me 25 prill

    2. O plehre , me siper , kupton qe numrin tend e kane patronazhistet? Ata te marrin , nje here nga PD e nje here nga PS.

  2. Kjo eshte bande.

    Shpresoj BE ti denoje se te jete per Kim e company nuk ndodh asgje.

    Turp si ne kohen e sigurimit te shtetit ne mes te Europes.

  3. Nuk ka veper penale aty thoshte Plarent Ndreca. Ai qe shperndan te dhenat o Plarent idioti pervec se shperderon detyren behet bashkepunetor ne krim zgjedhor sepse te dhenat jepen per t’u perdorur per ate qellim. Cdo SPAK-u ketu thote Plarent rr. kari
    SPAKU po te donte te hetonte e kishte shume te thjeshte. Mjafton te kontaktoje ato qe kane kontaktuar patronazhisteve se jam i sigurte qe po i dhe garanci qe e ke seriozisht do kendonin me bukur se Vace Zela. Po SPAKU nuk kap gje se ndryshe ambasadorja nuk do hante turpin me buke dhe ta deklaronte publikisht te mbaruar sic beri kur ju drejtua shqiptareve si e vetmja shprese per t’u perball me krimin.

      1. Nuk ja hame dot, por do te ja fusim
        ne bythe sapo ta nxjerre nga goja jote o kurve jugosllave. Te fala Vucicit, vellait te Paulinit tend.

  4. Ore cmenduria e absurdi ne kete qeverisje nuk njeh kufinj. Keta kapen ne krim e mire qe nuk skuqen e nuk zverdhen por dhe kur fillojne ta relativizojne qe ne gjithe boten eshte kshu?. Ne ate boten qe thote ai jetojme dhe nuk ja mban bytha nje partie politike te aksesoje NID se shkojne ne kokerr te burgut. As ska pse ta dije se ku punon. Pastaj vemjet pa shtylle kurrizore qe dalin ne TV e mbrojne kete skandal si puna e atij Ndreces qe permendi dikush me lart jane thjesht ca plehra qe per Rilindjen jane gati te qijne nenen e tyre, kaq monstra e te neveritshem jane. Uroj qe te zhduken pas 25 Prillit. Deshtimi me i madh eshte kjo drejtesia e Re, Spaku, qe ne cdo vend demokratik kjo do kishte shkaktuat skandal e do kishe pergjegjesit ne akuze sot. Tek ne Spaku eshte si seksion i Rilindjes. vepron kur i sjellin ata “planin e punes ditor”.
    Ketu duhet ndjekur penalisht dhe ideatori i gjithe kesaj maskarade, Ramazani i cili i ka inkurajuar dhe ka pafytyresine e del dhe i mbron ata qe kane shkele ligjin duke aksesuar NID ne menyre te paautorizuar. Vota kunder eshte ndeshkimi i pare por me kryesori eshte hapja e ceshtjes penale qe kush ka gisht ne kete pune te shkoje pas hekurave dhe ta nxirren mesime se nuk behet shteti send i yt personal.

  5. Enver Hoxhen ky popull e hoqi zvarre per se vdekuri, kete Ramen do ta zvarrise per se gjalli.

  6. Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, është e rëndësishme të rikthehemi tek kjo temë, e cila është shndërruar në një kalë betejë të fushatës së Partisë Demokratike.

    Për kryetarin e saj, Lulzim Basha, ekziston një shkop magjik. Anullimi i koncesioneve, pavarësisht se diçka e tillë mund të bëhet vetëm duke paguar qindra milionë euro penalitete, automatikisht do të sjellë gjenerojë fonde qe do te rikthejne të rinjtë e emigruar perseri në Shqiperi.

    Një qëndrim i tillë është jo vetëm hipokrit, por edhe qartësisht populist. Kjo sepse koncensionet e lidhura nga Partia Demokratike, duke nisur nga 400 hidrocentralet e miratuara, përfshi ato në Valbonë apo Vjosë janë një kapitull i errët i historisë moderne të Shqipërisë.
    Emer mbiemer ID ne karte e kane të gjitha institucione shtetrore e private,por vetem kaq,babalja 2 u pregatit nga hakeri Dorian dhe ja shiti metes ky ja dha shkullakut per të bere zhurme para votimit me nje ceshje qe do sqarohet njelloj si salihanji qe u denua me burg nga gjykata

    1. O kungull rilindje, NID e jep ne zyrat shteterore apo inst. private psh banke, kur duhet dhe aty ti autorizon personin ta perdore per ate qellim.Rilindja nuk eshte as shtet dhe as banke private. Ju i kunguj kete nuk arrini te dalloni dhe ta kuptoni dot, qe cfare eshte e shtetit NUK eshte e Partise. Mirepo, per ju Partia eshte mbi te gjitha sic thoshte idhulli juaj Enver Hoxha dhe Enveri Junior, Edver Rama.

  7. Kaqi I zi dhe I bardh me listen e tij ,I ka pjerdhur ne turinj anal istet qe lpijn sumen e saliut.Edi dhe PS me 25 prill fiton mbi 80 mandate.Saliu dhe ata qi I lpijn sumen saliut fitojn nocin e noc rrokut.

  8. O loqja e majte e babales,karten e identitetit ti e tregon kudo qe ta kerkojne,nuk eshte sekret ky hakeri Dorian kete ka bere ka mbledhur te gjithe emrat dhe ka bere nje databez per lapsin

    1. O robshkerdhym, karten e tregon ne institucione qe duhet dhe e kerkojne. Por ti ai patronazhist ske nevoje ta dish. E ke te shkruar dhe ne ligj o rilinds, qe do beni shtet ju qe ju marte muti shalet sic jua ka mare. Ca rrace muti paskeni qene mer hafije muti.

    2. Ai Babalja qe ti gjoja tallesh ta coi ne burg Gerond Xhafen o sufllaqe. Te qifsha robt mer patronazhist kurve. Jeni kthyer ne meme e po tallin karin nje Shqiperi me ju o lyfa.

  9. Edvin shkerdhrama asht kanceri i KOMBIT,jo vetem i Shqipnise.
    Ky shkerdhate tallet sy per sy dhe ftyre per ftyre me grate e vajzat koketa qe e degjojne n’vjelldhjerjen.69-ten,vajzave te PS-se i’a paska mesuar praktikisht Edvini, me ndihmen e patronazhisteve.Pra cdo patronazhist asht i autorizuar tu’a praktikoje 69-ten grave dhe vajzave te PS-se.
    Turp per ato gra dhe vajza qe e pranojne kete imoral vagabond!
    Asnji shtet demokratik nuk nderhyn ne te dhenat personale (per parti as qe bahet fjale).
    Partite mund te marrin nr e tel. tek kompanite celulare.Te telefonojne ose nisin mesazhe,qe shoqerohen me nji numer.Ne se ti e klikon numrin me deshiren tende,don te thote se pranon korrespondencen.Pas kesaj ti merr mesazhe ose telefonata.
    Perndryshe telefonatat e mesazhet ose kalojne ne sistemin SCAM,ne se jo, bahet denoncim ne polici.
    Shtet shkerdhata ALVANIQI’, nuk ka shanse te ndryshoje me sigurimsat e rinje!
    E sa per ne BE….,Heu bre,a e ke pa’ nji pele mbas lumit!!!
    POSHTE PS. ME KRYESHKERDHATEN
    EDVIN QENEFI !!!!!

  10. Ed Kanabisi ka pastruar para me thase ne kto vite… Prandaj do mandating, te vazhdoje avazin… I solli dje kuksianet ne Rinas, dhe inaguroi ne 6D aeroportin n Kukes…Budalli….

  11. Si pak kund në botë, tek ne, për tridhjetë vjet rresht, vazhdojnë të na qeverisin, keqqeverisin, mashtrojnë, grabisin dhe zhgënjejnë thuajse të njëjtët individë dhe forca politike. Nga njëra anë, kemi berishizmin i cili, qoftë kur shfaqej drejtpërdrejt me emrin e vet, Sali Berisha si themelues i dinastisë së rrenave, mashtrimeve, zhurmës, kaosit, rrumpallës ligjore dhe dhunës verbale e fizike, qoftë kur premtohet nëpërmjet kukullave të tij politike, bijve të tij moralë e shpirtëror, trashgimtarëve krenarë e të përbetuar të marrëzisë dhe paligjshmërisë, i mishëruar tek Lulzim Basha dhe çeta që e rrethon, si dhe tek Ilir Meta dhe oborri i tij, ka qenë dhe mbetet simboli i dështimit, krimit dhe pabesueshmërisë.

    Në anën tjetër, kemi një qeverisje tetëvjeçare, e cila për shkaqe subjektive, por edhe objektive (tërmeti, pandemia etj.) nuk i ka realizuar premtimet e dhëna dhe ka bërë jo pak gabime, madje dhe faje. Në ndryshim nga konglomerati berishist, kjo qeverisje ka qenë më qytetare, më përparimtare, as dhunuese, burgosëse apo vrasëse e opozitës dhe as dhuruese territoresh shqiptare, tokësore apo detare. Ka organizuar dhe zhvilluar procese zgjedhore të pranuara nga gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe jo procese të manipuluara apo dhunuara si ato të 1996, 2009 apo 2011.Shpellkare lab puno shume se karin ne Sume do e keshe gjithe jeten o byrektor i lindur

  12. Këta s’quhen ‘ndryshim’ por ‘trishtim’”/ Spahiu për militantët e PD që xhirojnë gomat e makinës në mes të rrugës: U ka ngelur ora më ’91,o miu kiu vazhdo ha mutin e lalzit ke salihmeta dhjesin per ty dhe seren tende mut te fresket

  13. O lapsi! jeni bere si nje kocke qe u hidhet lukunise se qenve qe te fillojne te kacafyten mes tyre. Vendosni ore dicka te ndaloje komentet fyese se na e shpifet.

  14. o babale, po nxirr dhe listat e PD dhe LSI, nqs do qe ti shkosh ne fund kesaj ceshtje se te dhenat tona kane 30 vjet qe i kane keto plehra politike ps-pd-lsi.

  15. Për këdo që po habitet nga patronazhimi elektoral, ani pse, edhe në Shqipëri bëhet nga çdo subjekt elektoral apo nga çdo kandidat edhe për këshilla bashkiakë prej shumë vitesh, dikur me letër e laps dhe sot me smartphone, le të kërkojë nëpër fjalorë fjalën angleze “canvass”. Canvassing bëjnë edhe Democratic Party në ShBA dhe Labor Party në Britaninë e Madhe” – shkruan Ilir Beqaj ditën e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *