• |
ide | kryesore

Ambasadorja Yuri Kim takon kreun e KLP-së dhe jep ultimatumin e prerë: Koha për të treguar guxim

-Instant, Lajme, Të fundit

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimin për të folur për Reformën në Drejtësi. Ambasadorja Kim thekson së ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi dhe jep mesazhin se ka ardhur koha për të treguar guxim.


Sipas ambasadores, institucionet e reja të drejtësisë si KLP duhet të ndahen nga modelet e vjetra. Po ashtu ajo kërkon nga ky institucion t’i rezistojë presionit dhe të bëjë drejtësi.


“KLP duhet të demonstrojë pavarësinë dhe integritetin e vet, t’i rezistojë presionit dhe të japë drejtësi… Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi – mjaft progres për të trembur kundërshtarët, por jo aq sa të kënaqen njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si KLP në të cilat dhe të tjerët kanë investuar aq shumë – duhet të thyejnë modelet e vjetra. Koha për të treguar guxim.”-shkruan Kim.

5 Comments

  1. Për këdo që po habitet nga patronazhimi elektoral, ani pse, edhe në Shqipëri bëhet nga çdo subjekt elektoral apo nga çdo kandidat edhe për këshilla bashkiakë prej shumë vitesh, dikur me letër e laps dhe sot me smartphone, le të kërkojë nëpër fjalorë fjalën angleze “canvass”. Canvassing bëjnë edhe Democratic Party në ShBA dhe Labor Party në Britaninë e Madhe” – shkruan Ilir Beqaj ditën e sotme.

    1. O Patronazhist, nuk ben vaki qe partite ne USA apo UK te te aksesojne NID apo numrin e punes qe quhet atje. Posedimi i ketij numri nga persona te paautorizuar eshte veper penale e shkojne ne burg si ne USA si ne UK por dhe ne Shqiperi (nese do zbatohej ligji dhe do kishte SPAK).

  2. Po more robqir bejne. Dhe tearrin nr e brekeve te mamit dhe masen e sytjenave te motres apo jo. Te numerojne wdhe sa here masturbon ti ne jave dhe ne dite apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu