• |
ide | kryesore

Belen Rodriguez i thotë jo një martese të dytë

-Instant, Paparazzi, Slider

Belen Rodriguez është në pritje të një vajze me partnerin e saj Antonino Spinalbese. Ata janë gati të mirëpresin vajzën e tyre Luna Marie, emri i së cilës u zgjodh nga Santiago dhe Belen, dhe po shijojnë disa ditë pushime.


Kohët e fundit po flitej edhe për një martesë të mundshme mes të dyve, por duket se tani për tani nuk do të bëjnë asgjë. Pse ky vendim?


Sipas meidave italiane gossip, duket se ky nuk ishte vendimi i tyre. Në fakt, e përjavshmja Nuovo, përmes një artikulli, shkruante: “Dasma e Belen u anashkalua për shkak të Stefano-s, ish-it të saj!

Ç’është e vërteta, faji nuk është i ish-burrit të showgirl-it argjentinas, pasi koha që marrin procedurat e divorcit nuk varet nga ai.

“Procedurat e divorcit midis Belen dhe balerinit Stefano De Martino, babait të Santiago-s, nuk kanë përfunduar ende. Dhe kështu, Belen dhe Antonino, që sipas miqve, të dy donin ta zyrtarizonin dashurinë e tyre dhe donin të organizonin një martesë të shpejtë, duhej të hiqnin dorë nga kjo dëshirë e madhe”, -thuhej mes të tjerave në artikull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu