• |
ide | kryesore

Britani e Madhe/ 5 mijë paund bonus nëse pranon të riinfektohesh me COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Britania e Madhe ofron 5 mijë paund për personat që janë nën 30 vjeç, e kanë kaluar COVID-in dhe pranojnë të riinfektohen si pjesë e një studimi, shkruan Metro.

Qëllimi i këtij studimi sipas kësaj të përditshme, është që të zbulohet se si reagon sistemi imunitar, kur infektohet për herë të dytë me virusin. Studimi do të bëhet nga Universiteti i Oksfordit dhe në të, pranohen vetëm personat nga 18 -30-vjeç.

Personat që do të marrin pjesë në studim, do të futen në një karantinë 17 ditore, ndërsa për to, do të kujdeset një staf i mirëkualifikuar mjekësh.

Këto lloj studimesh, të konsideruar si “sfida njerëzore”, janë përdorur edhe më herët për trajtime të mëtejshme të sëmundjeve infektive, si malaria, tuberkulozi, kolera, gripi. Profesoresha Helen McShane, e cila do të kryesojë studimin, është shprehur:

 

 

“Studimet e sfidave tregojnë gjëra që studimet e tjera nuk munden, sepse, ndryshe nga infeksioni natyror, ajo është më e lehtë menaxhueshme. Kur riinfektohen këta vullnetarë, ne e dimë me saktësi se si ka reaguar sistemi i tyre imunitar gjatë infeksionit të parë COVID, pasi të njëjtën gjë, pritet të bëjë edhe kur infektohet për herë të dytë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *