• |
ide | kryesore

Gary Neville drastik: “Super League një akt kriminal, rrëzojini nga kategoria rebelët”

-Instant, Sport



Si lojtar ai gjithmonë ka qenë i ashpër në ndërhyrje, tani që është opinionist Gary Neville nuk është më i butë. Ish-mbrojtësi i Manchester United ka sulmuar ashpër Super League: “Është një turp, një veprim kriminal”, ka thënë ai në TV duke vazhduar të shpjegojë pozicionin e tij: “Unë jam një tifoz i Manchester United prej 40 vjetësh, por jam i neveritur. Jam veçanërisht i neveritur nga Manchester United im dhe nga Liverpool. Dua të them, Liverpool është klubi i “You’ll Never Walk Alone”, “Fans Club” ose “The Peolple’s Club” dhe pastaj Manchester United, i krijuar nga njerëz të lindur dhe rritur rreth Old Trafford më shumë se 100 vjet më parë, dhe ata duan të hyjnë në një turne pa kompeticion, nga i cili nuk mund të rrëzohesh”.

Neville është i shqetësuar për të ardhmen dhe nuk ndalet në kundërshtimin e tij: “Duhet të rishikojmë fuqinë e futbollit të këtij vendi duke filluar me klubet që dominojnë dhe kërkojnë Premier League, duke filluar me klubin tim, Manchester United. Ajo që po shohim është thjeshtë koprraci, asgjë tjetër. Pronarët e United dhe Liverpool por edhe City dhe Chelsea janë mashtrues, nuk kanë asnjë lidhje me futbollin në Angli. Ky vend ka më shumë se 150 vjet histori futbolli, duke filluar me tifozët e këtyre klubeve që për dekada kanë brohoritur dhe mbështetur ekipin e tyre në çdo situatë. Dhe janë ata që duhet të mbrohen “.

Pastaj Neville avancon një kërkesë për Premier League: “Ndëshkojini klubet. Hiqini pikët e tyre, gjobitini, përplasini në fund të tabelës, hiqni titujt që kanë fituar. Jepjani Premier League Fulham ose Burnley. Ose shpëtoni Fulham dhe rrëzoni United, Liverpool dhe Arsenal të cilët janë tre skuadrat më të vjetra dhe kanë tradhtuar tifozët e tyre. Duhet një komision i jashtëm për të vlerësuar këta pronarë dhe për të rivendosur rregullin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *