• |
ide | kryesore

Hap kufijtë për shumë shtete, por jo për Shqipërinë/ Greqia shtyn afatin e bllokimit të Kapshticës

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoritetet Greke kanë shtyrë përsëri bllokimin e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë. Mësohet se bllokimi do të vijojë deri në 26 prill. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. Ndërkohë pak ditë më parë, shteti fqinj vendosi të hapë kufijtë për turistët e vendeve të BE dhe disa vendeve të tjera, por përjashtoi vendin tonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *