• |
ide | kryesore

Kryetarja e Partisë Konservatore britanike të kryeministrit Johnson-Bashës: Të presim si kryeministër në Londër

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë me kryetaren e Partisë Konservatore Britanike të kryeministrit Johnson dhe këshilltarin e bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan. Gjatë bashkëbisedimit online, Basha u shpreh se Partia Demokratike synon të rikthejë shpresën tek qytetarët. Lideri demokrat po ashtu tha se Partia Demokratike ka filluar një fushatë, e cila përqëndrohet në problemet e shumta që ka sot vendi, pas 8 viteve keqqeverisje. Kryedemokrati thotë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim, që të jetë në gjendje të garantojmë rritje ekonomike dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE.


“Për këtë ne kemi përgatitur një plan të detajuar me ekspertët më të mirë të vendit dhe me shumë ndihmë nga ekspertët perëndimorë duke përfshirë ekspertë tuaj. Në thelb të këtij plani është përmirësimi i klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset, çka do të ndikojë në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë shumica dërrmuese e ndërmarrjeve në Shqipëri. Ato janë palca e ekonomisë shqiptare për të ndihmuar gjithashtu krijimin e një klime që do të sjellë investime në Shqipëri dhe ne jemi shumë të interesuar të krijojmë një klimë pozitive, të sjellim investime në Shqipëri dhe natyrisht të përqendrohemi në një arsimim më të mirë për të rinjtë. Sepse në mënyrë që investimet të vijnë këtu, ata duhet të kenë një klimë biznesi konkurruese, të favorshme dhe taksa të ulëta por gjithashtu një forcë pune profesionale dhe të trajnuar mirë.” tha Basha.


4 Comments

  1. Këta s’quhen ‘ndryshim’ por ‘trishtim’”/ Spahiu për militantët e PD që xhirojnë gomat e makinës në mes të rrugës: U ka ngelur ora më ’91,shpellkare e cecene te lulzime salih BBasha vazhdoni dhe kete jave dhe pastaj kthehuni neper shpella

  2. Nëse ky trapi do jetë dorëheqjen dhe në krye të PD të ishte një figurë e pastër Ramabajga do ishte duke bërë piktura në bunkerin e tij në Surrel. Po ata oligarkë që i kanë në xhep këta të dy kanë besim vetëm të këta që ti kthejnë disafish paratë që janë harxhuar për ti zgjedhur. Dhe ata që janë pas Lulit kanë harxhuar shumë para për të që ta lënë të ikë kështu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu