• |
ide | kryesore

Komiteti Teknik: Të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të vendosen në karantinë 2 javore

-Instant, Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, u vendos që personat që do të vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të vendosen në karantinë 2 javore. Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, sqaroi se kjo masë do të jetë në fuqi deri më 3 maj.

Duke qenë se situata e COVID-19 në vend, është më e stabilizuar, Komiteti Teknik vendosi që nxënësit në gjimnaze, të cilët deri më tani e kanë zhvilluar mësimin në mënyrë të alternuar, mund të rikthehen ta zhvillojnë mësimin në godinat e shkollave.

“Padyshim që ka filluar të ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv. Ajo që vihet re në Rajon situata paraqitet ndryshe, ndryshe nga vendi ynë, në fqinjët tanë, në Maqedoninë e Veriut numri rasteve janë shtuar, por edhe i jetëve të humbura, e kjo duket në grafikët e paraqitura. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve.

Duke parashikuar faktorët do të merren edhe masat. Mos respektimi nga subjektet elektorale mund të ndikojë në rritjen e rasteve. Festa e Pashkëve do të sjellë edhe ardhje nga vendet e terja. Kujtojmë se vitin e kaluar, në Pashkë u rritën rastet, dhe numri i jetëve. Duke pasur situatën lokale, ku e zë Gjirokastra. Nga dita e nesërme qëndrimi në karantinë 2 javore për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia deri më 3 maj. Nxënësit e viteve të parë dhe të dyta që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë”, tha Rakacolli.



14 Comments

  1. Ne jemi si nje nje oaz ne Ballkan. Nuk ka ben dem epidemia. E ndalojme kur te duam. E fillojme kur te duam. Por nje gje duhet theksuar.

    Fale udheheqjes se Partise me ne krye shokun Enver _________

    To Be Continued…

  2. Kjo eshte komplet manover elektorale se dihet qe nga greqia do vijne shume votues te djatht dhe duke llogaritur qe edhe Dulja i PBDNJ eshte futurn ne listat e sigurta te PD .
    Rama me patrnazhusit e vete i kane bere filtrimet dhe i heqin nje nr te larte votuesish opozites .
    te na rroje skenderbeu yne se po mori te tretin behet si Erdogani dhe me manovrat qe ben Putin do ti kopjoj pak dhe ta gezojme Enverin e dyte.

    1. Mos fol budallalliqe, mos ngaterro kte idiotin tone me Putinin apo Erdoganin. Putin ka mbeshtetjen e me shume se 60% te Ruseve dhe nen udheheqen e tij Rusia ka bere shume perpara nga ana ekonomike dhe nga cilesia e jetes atje. Po e njejta gje pak a shume mund te thuhet dhe per Erdoganin.
      Ky palloshi yne i gjate e ka shkaterru fare vendin dhe e ka lene ne borxhe edhe per 20-30 vite te tjere, keshtu qe krahasimi nuk ka fare lidhje.
      Ps. Situata ne Rusi nuk eshte aspak sic do te na e shesi media perendimore, une njoh Rus qe jetojne atje dhe thojne komplet gjera te tjera nga ato qe degjojme ne tv per ca behet ne Rusi.

      1. Hallall per komentin.

        Shoh disa injorant neo liberal qe krahasojne Ramen me Erdon apo Putinin ne ceshtjen e ” diktatures”.

        Eshte njesoj sikur te krahasosh mizen e mutit me Tigrat

        1. nuk e krahason njeri se kane shume diference o mendjeshkurter por ky politikani boteror i joni kopjon dhe fantazon dhe zbaton . ke sy ne balle te shikosh se sa here shkon rama ne turqi dhe ma shpjego ti se si te duket vendimi i komitet tend apolitik 6 dit para zgjedhjeve sepse ketu eshte i gjithe problemi ……. se ne populli jemi injorante

  3. Kjo ekpertja vetem me fytyren e saj i semur njerezit?!
    Si e ka pranuar rilindja kete lloj pamje ne ekipin mavi?

  4. Tavo i LSI. Ka paguar nje qerre me lek qe te vinin njerez te “pavarur dhe qe se han lekun” nga gr. Po dhe po erdhen nuk votojn dot se sdel dot nga shpia se ha burgun dhe gjoben.

    1. Neqoftese nuk lejohet te votojne ato qe vijene nga Greqia apo Maqedonia, atehere qeveria ka shkel ne menyre flagrante Kushtetuten dhe konventat nderkombetare. Cdo polic qe do guxonte ti vinte gjob apo te arrestonte emigrantet nga Grrqia qe po shkojne me votu eshte per ndjekje penale direkt.
      Kushtetuta ka garantuar te drejten e votes per cdo shtetas mbi 18 vjec, pa asnje lloj perjashtimi, dhe ka perparesi perkundndrejt cdo ligji apo VKM-je.
      Megjithese nuk do te cuditesha nqs ndodh e kunderta, ka ca vite qe Shqiperia po shkon drejt humneres…

  5. Zgjou o popull , e kuptoni se sa vota vijne nga greqia dhe pikerisht Rrakacollja dhe komieti i partise vendosen pikerisht kete jave qe te bejne karantinim kur skane bere tere vitin e kaluar dhe tani .
    Greqia ka refugjat me shume se cdo shtet dhe brenda te djathtes jane parti qe kane lidhje me to , PBDNJ , PDIU , LSI .
    kjo eshte njesoj sikur te besh nje ndeshje futbolli dhe papritur te vij urdhri qe ne ekip nuk do marrin pjese lojtaret e huaj dhe luaj tani dhe humb ndeshjen .
    qe ne kete moment dihet se ush fiton pa u luajtur akoma se diferencat ane te pakta dhe per 10 deputet luhet diferenca .
    opozita sduhet te flej gjume me kete urdher se eshte shume negative per ta .

  6. Ee jua dhjeu planin i gjati. Se kishit paguar njerzit ne athin qe para 1 muaji. Hani mut tani. Dhe tani erkojuni lekt mbas njerzve, se do jua kthejn.

  7. Po me Italine ku eshte e njejta situate epandemie pse nuk u vendos karantinimi ?
    Ku fshihet qendrimi i ketij komisioni “apolitik” ?

  8. E gjithe bota e praktikuar karantinen dy javore per ata e vijne nga jashte dhe kjo nuk eshte cudi, por pse nuk e aplikuat deri tani moj turishtremet por pikerisht nje jave para zgjedhjeve. Mos e nxirre kete me fytyren si breshke se na haper barkun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *