• |
ide | kryesore

Mbi 1 milionë infektime mr COVID-19 në Indi në 5 ditë

-Instant, Lajme, Planet



India ka raportuar 273,810 raste të reja me koronavirus të hënën. Ky është një rekord i radhës pasi vendi prej 5 ditësh regjistron mbi 200 mijë të infektuar në 24 orë.

Kështu, vetëm në 5 ditë, u konfirmuan pozitivë për Covid-19 më shumë se 1 milionë persona. Po ashtu, në 24 orë vendi regjistroi edhe 1,619 raste të tjera fatale, shifra më e lartë në gati 10 muaj.

Ndërsa shifrat rriten, New Delhi po përballet me një mungesë të theksuar të shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv. Vetëm 73 shtretër me ventilator ishin në dispozicion në kryeqytetin e Indisë që nga e diela, sipas dokumenteve të qeverisë.

Indianët janë mbledhur masivisht këtë muaj gjatë festivalit njëmujor të vendit Kumbh Mela, ku qindra mijëra njerëz zhyten në lumin Gang.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *