• |
ide | kryesore

Meta: 25 prilli referendum kundër fuks-shtetit, që hap vende pune për të rehatuar patronazhistët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



metaIlir Meta shkruan në një postim në “Facebook” se 25 prilli është referendum kundër “fuks-shtetit”.

Sipas Kreut të Shtetit, “punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor”.

Teksa publikon një shkrim të “Monitor” për fenomenin e shit-blerjes së votave, Meta thekson se këto vende pune paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Postimi i Metës: 

25 PRILLI, REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT! ??

Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.
Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.
Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.
Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë!
Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve.
Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës. ??



7 Comments

  1. Tirani dhe tirania do bjere do apo s’do ti o shoku. me hir ose me pahir, me te mire apo me te keq

    me vote apo pa vote. O tirania o Shqiperia. O sot o kurre.

    Se mileti po gatitet
    Se tirani lebetitet
    Se pelcet, kercet furtuna
    Fryhet Vjosa derdhet Buna
    Skuqet Semani dhe Drini
    Dridhet patronazhisti

    1. keshtu fliste dhe Hitleri. i quante tirna dhe tradhetar ata te tjeret, dhe u pa se si vajti muabeti. demokracia do te thot vullnet i shumices o shoku dhe leji prallat me vot e pa vot. nuk ka me destabilitet shqiperia, vec me vot. po nuk voton njeri mutra si Like floriri.

  2. VONE U KUJTOVE O PRESIDENT . PISAT MAVI I KANE MBYLL 80% TE KURVLLIKUT ME PUNESIME , NAFTE , TERMET . LEGALIZIME ETJ . TANI KANE NGELUR EDHE DY DITET E FUNDIT QE TE BLEJNE VOTA DHE JANE PREGATITUR FORT SE PO I SHOHIM NE TERREN SE ÇPO BEJNE DHE SESA PREMTOJNE . BILES PO GODASIN FORT TEK JU DHE SIDOMOS NGA KRAHU I DJATHTE . KETA PA REVOLUCION NUK BIEN , E KANE DEGRADUAR SI SHTETIN ASHT EDHE NJERIT ME OFIQE E PARA . PREMTO BURG PER PALLOSHIN DHE KURVAT QE KA PERKRAH QE NJEREZIT TE MARRIN GUXIMIN E TE DALIN KUNDRA SE NDRYSHE KANE FRIKE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *