• |
ide | kryesore

Mimi Kodheli e prekur për patronazhistët e PS: Janë të pafajshëm, të mos i vëmë në siklet!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërkohë që është vërtetuar se patronazhistët e PS kanë qenë vigjilentë për të negociuar apo shantazhuar mbi votën e gjithkujt që kishtë nevojë për një shërbim nga shteti, deputetja e PS Mimi Kodheli i quan të pafajshëm dhe është e shqetësuar se ata janë në siklet.

Gjatë një interviste për Abcnews, Kodheli tha “Më duket se po i kryqëzojmë njerëzit e pafajshëm. PS nga viti 2008 ka nisur njohjen më nga afër të votuesve të saj, identifikimin e qytetarëve, kjo është një punë që e bën cdo forcë në një mënyrë direkte”.

Kodheli shpjegoi edhe daljet e Ramës në mbrojtje të patronazhistëve, që siç tha ajo mund të vihen në siklet këto kohë.

“Unë besoj se ka dalë kryeministri disa herë, por pse mund të kishte një dalje zyrtare publike, njerëzit për të mos u frikësuar dhe për të mos u vendosur në siklet dhe ata të ashtuquajturit patronazhistë. Nuk kemi pse t’i kryqëzojmë, pasi nuk kanë bërë asgjë të jashtëligjshme. Patronazhistët janë qytetarë të thjeshtë, kanë një angazhim shoqëruar të spikatur, që është; “unë këtu në këtë rrethin tim, di të them, kush voton për kë, më duket një logjikë e pranueshme” tha Kodheli.



14 Comments

  1. Kjo mund te kishte vlere nese do denoncoje ato qe vodhen databazen nga e-albania dhe ja shperndane militanteve te rilindjes.

  2. Me ato te dhena qe jane bere publike, sot dikush mund te marre kredi ne emrin tend, mund te shkoje e te nxjerre pasaporte ne emrin tend, mund te beje shume gkera ne emrin tend nderkohe qe ti nuk di asgje. Kush eshte fajtori? Patronazhistet ne rastin me te mire, kane ne dore te dhenat sensitive te shtetasve dhe nese ato te dhena i shesin (mos te thote kush se nuk ndodh kjo pune) jemi ne nje kaos total.

  3. Oj Mrike, ti qe i krijoje endera erotike kryepalles, a e ka shenuar patronazhisti yt qe ke qene striptiste ne Greqi?

  4. O kacolle ku na mblodhe ….keshtu jan keta…pune mrikash e prengash…por ju placin ne dore e kokave te veta cfare kane bere…mendoj se kusuret e ketyre do i lajne pjellat e veta dhe cfare vjen pas tyre…pa dyshom.

  5. Hidhni valle e kerceni cika
    Agronome na u kthye Mrika
    E ka rritur o vete partia
    Gaz e drite i dha kryeministria o hej…
    Mrika heroine e punes socialiste neper lokalet greke

  6. Keta mire qe jane te rroktarizuar nga trute, po kujtojne se gjithe shqiptaret jane patronazhista e hane bar:).

    Oj Mrike, ik shko coji letren higjenike Paulinit te fshij sumtaren o dashnorja e adoleshences.

  7. Fragment nga nje dosje e sigurimit të shtetit komunist. Njejeni mentalitetin, e kane njësoj me patronazhistët e sotëm.
    Tepër Sekret

    APROVOHET
    Me Autorizim të Drejtorit P. Brënd. Qarkut Tiranë më datë 28.12.1953
    Z.V. Drejtori i P.Brëndshëm
    Qatip Dervishi.

    Plan Masave Operative Agjenturiale për dosjen nr II-A të Zini Fiqiri Mersinit
    Për të kontrolluar aktivitetin kundërshtar të elementit të kategorizuar në II-A të Zini Fiqiri Mersinit propozoj të marim këto masa Operative agjenturale
    I) Do bisedoja me Toger Qerim Xhaferrin që me anë të B.P. që ka ai të na sqarojë këto çështje:
    a) A ka punuar në në Ministrinë e Brëndëshme gjatë okupacionit.
    b) Në se ka vetë njerëz të aratisur në Jugosllavi
    e) Në ka qenë i arestuar mbas çlirimit.
    Kjo detyrë të kryhet deri në datë 30.I.1954. Prej Aspirant Ndrekë Zhanan
    Shënimi : U bisedua me togerin në prezencë e Kap. Islamit dhe ska asgjë nga këto të kësaj pike.
    1) Të indetifikohet Vesel Pitarka dhe Shyqyri Gjikusin se ku ndodhen, të studjohen proçes verbalet dhe të pyeten duke u marë proçes verbal ( Dëshmije). Kjo detyrë do të kryhet
    Deri në 15 I. 1954 prej Aspirant Ndrekë Zhanan.Sshënimi : Vesel Pitarka nuk deklaroj, shif deklaratën
    2) Të tërhiqet dosja nga Dega e IV-të dhe të Studjohet për të nxjerë shënimet e nevojshme. Kjo detyrë do të kryhet deri në datë 15.2.1954 nga Asp. Shënimi: U hoq u studjua
    3) Të vihet nën kontrollin postar. Deri në datë….1954
    Detyrat e mësipërme do të zbatohen nga Aspirant Ndrekë Zhane dhe do të kontrollohen nga Kapiteni i II-të Asllan Zykaj

    Referenti Pëlqehet
    Aspirant Shefi i Seksionit II-të
    Ndrekë Zhane Kapiten i II-të
    Asllan Zykaj

  8. Te dish kush voton dhe per ke, nuk eshte krim..Ti hedhesh ne menyre te organizuar ne nje database duke e vene ne dispozicion te nje organizate qe influencon voten e lire, eshte PENALE!
    Dje gomari arrogant tha se Patronazhistet jane “vullnetare”..pra nuk paguhen. Te na thote kush jane favoret qe marrin nga “puna e zellshme”, se mbase nuk marrin rroge por “gratis” nuk punojne!

  9. Mimi qe ka bo si pjeshke.

    Mimi, po ju po thyeni rekorde per nga shpeshtesia e skandaleve. Mesatarja dy skandale ne jave dhe prape s’e rruani fare, as ju skuqe e as ju zverdhet.

    Tani te vika keq per patronazhistet, po mire, nqs ata jane pa faj, kush e ka fajin atehere, ti me Ramazonin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *