• |
ide | kryesore

Një burrë tenton të futet në apartamentin e Taylor Swift

-Instant, Paparazzi, Slider



Një 52-vjeçar është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e kësaj të shtunë teksa përpiqej të futej në apartamentin e Taylor Swift në Tribeca.
Një përfaqësues i NYPD tha se policia arriti në ndërtesë rreth orës 23:00 pasi mori një telefonatë që tregonte se një burrë po përpiqej që të hynte nga dera e përparme.

Sipas policisë, i dyshuari është identifikuar si Hanks Johnson.
Këngëtarja, bleu tre apartamente në ndërtesën me 10 dhoma në 2018 dhe gjithashtu zotëron shtëpinë e qytetit prej 17 milion dollarësh në vendin fqinj.
Përsa i përket projekteve të saj muzikore, Swift ka publikuar së fundmi këngën “Mr. Perfectly Fine”, që flet për ndarje dhe është shkruar në vitin 2008. Në kohën kur është shkruar kënga, Taylor ka qenë në një lidhje me Joe Jonas, ndaj të gjithë e përkthyen si një dedikim për ish-in. Mirëpo do thoni ju si e priti bashkëshortja e Joe, Sophie Turner, këtë fakt?
Sophie ka treguar se e pëlqen shumë këngën dhe siç duket asaj nuk i inetereson fare historia për të cilën flet kënga. Ajo ka ndarë këngën e Taylor në Instagram dhe ka treguar se është fiksuar pas saj. Postimin e saj e ndau edhe Taylor në Instagram, e cila shkroi: “Përgjithmonë e ulur në gjunjë para Mbretëreshës së Veriut”, duke ju referuar një pseudonimi për rolin e saj në “Game of Thrones”, Sansa Stark.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *