• |
ide | kryesore

Nuk ka më dyshime për Loredanën dhe Mozzik

-Instant, Paparazzi, Slider



Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të jenë dyshja më e diskutuar në showbizin shqiptar. Në fakt janë vetë ata të dy që herë pa here i hedhin benzinë zjarrit dhe i bëjnë fansat të fluturojnë nga gëzimi për marrëdhënien perfekte që kanë aktaulisht.

Së fundmi çifti ishin në qendër të vëmendjes mediatike, pasi Loredana shprehu sërish dëshirën për një fëmijë të dytë. Pas kësaj deklarate ajo publikoi disa foto me Mozzik, duke nënkuptuar se dëshiron që reperi të jetë sërish babai i fëmijës së saj. Nga ana tjetër Mozzik nuk foli drejtpërdrejt për këtë temë, por ai ndau gjithashtu në InstaStory foto me Hanën e Loredanën, duke dashur të tregojë edhe njëherë familjen e tij që të gjithë dyshojnë se po zgjerohet.

Ndërkohë që dyshimet sa vijnë e shtohen, Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të luajnë me fansat. Fotot e tyre në rrjete sociale nuk kanë qenë asnjëherë të plota, duke mos dashur që të shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Edhe sot Loredana ka bërë të njëjtën gjë, teksa ka publikuar në Instagram “padashje” një video të Mozzik. Në video dëgjohet Hana teksa i thërret Mozzik “babi, babi” dhe Loredana e drejton kamerën nga reperi dhe e heq brenda sekondit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *