• |
ide | kryesore

Pas sulmit terrorist në xhami, reagon imami Ahmed Kalaja: Shpresoj mos të jetë akt terrorist

-Instant, Lajme, Të fundit



Imami i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, Ahmed Kalaja ka reaguar pas sulmit në xhami, ku mbetën të plagosur pesë persona.

I përlotur, Imami sqaron se një person u fut brenda xhamisë dhe ka goditur me thikë besimtarët. Gjithashtu autori siç thotë Ahmed Kalaja ka goditur edhe kalimtarë të rastit në rrugë.

Imami në një mesazh në rrjetet sociale shprehet se shpreson se kjo që ka ndodhur të mos jetë sulm terrorist.

“Sot pas dreke pranë xhamisë ‘Dine Hoxha’ një njeri i armatosur godet besimtarët brenda xhamisë. Nuk mjaftohet vetëm me goditjen e besimtarëve por edhe njerëzit që ishin në rrugë. Faleminderit Zotit që është arrestuar. Falënderoj besimtarët që kanë reaguar pozitivisht ndaj situatës. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Lus Zotin të shërojë vëllezërit tanë që janë plagosur. Shpresoj shumë që të mos jetë akt terrorist, por njeri me të meta mendore që ka bërë një gjë të tillë. Shpresoj që për punë orësh xhamia do të kthehet sërish në gjendjen e saj të mëpërparshme. Zoti i madh lëshoftë mbi ne mëshirë dhe paqe, largoftë nga ne njerëz që janë me probleme, ka thënë Kalaja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në xhaminë “Dine Hoxha” tek rruga e Kavajës në kryeqytet. Policia ka bërë me dije se si pasojë e sulmit me thikë mbetën të plagosur pesë persona, të cilët po marrin shërbim mjekësor në spital. ndërkaq, uniformat blu bënë të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarje, Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli.



13 Comments

    1. Ky akte flet sa vet Bibla se kush eshte feja islame dhe Qfare do te thote Kure i hyne asaj rruge thotë:

      Une besoje se feja islame duhet te ndalohet me ligje se pse a shifni ?? O njerze se Kjo familje ka qen ne rrugen e Zotit por e ka len ate rruge dhe i eshte futur rruges se djallit dhe rruges se urretjes ja Ku eshte tani.. Po o image i Erdoganit eshte akte terrorists por e kane ber ate qe ti i ke mesuare te luten Arabish dhe i ke mesuare te konvertohen ne myslimane Ka Ku e ke dhe produktin

  1. Shenjat e bejne te duket si i tille. Eshte goditur nje vater e njohur ekstremizmi si Xhamia e Kavajes qe furnizonte ISIS dhe kjo behet ne nje kohe kur fale Rames tensionet fetare jane ne rritje.
    Ka qene ky Kalaja qe nderkohe qe para ca vitesh predikonte se ne Siri po behet xhihad, i thoshte besimtareve mos shkojne atje. Dmth kleriket tane pranojne idene e Xhihadit. Gjithsesi,problemi me i madh eshte Rama te cilit nuk i rruhet te trazoje nje tradite te mire vetem per hir te pushtetit. Larg nga keto lidera

  2. O varremihes, mos i fryni zjarrit te percarjes fetare, o gjakeprishur mos i stigmatizoni pa te drejte besimtaret shqiptare kushdo qofshin ata! Ky komb/vend ekziston ende fale dy institucioneve traficionale kombetare; besimi & familja, familja po shkaterohet pak nga pak, mos tentoni te zgjasni gjuhet tuaja gjarperore kunder besimit dhe besimtareve!
    Ky komb i shpetoi asimilimit sllav fale besimit, iliret dalmate, ne Sllovenine dhe Kroacine e sotme, u asimiluan, u sllavizuan, ne shpetuam fale besimit tone!
    Cfare gjenialitetesh ka agresori, kush jane viktimat, ku u krye krimi etj, kete shikoni o krijesa mjerane, pastaj thoni c’tjua marre mendja juaj e prapte, por, lerini besimin dhe besimtaret shqiptare, ne hallet e tyre, o te shitur!

    1. Ne fakt zakonisht terroristet qe kane godit xhamite ose myslimanet specifikisht nuk kane qene besimtare por raciste ose nacionaliste kulturor si Brenton Tarrant apo Anders Breivik. Ndoshta ka raste fondamentalistesh te krishtere po mua nuk me kujtohet gje. Po rasti i ketij Kalase mua mu duk i tmerrshem dhe ne vend te kritikohej u pergezua tek Fevziu per fjalimin ku thoshte qe ne Siri po behet lufte e shenjte qe nuk na perket ne si shqiptare sikur besimtareve t’i rruhej per kombin perpara besimit.

  3. E po cfare prisni tjeter nga i pagezuari Paulin?
    Sic duket the keto lloj aktesh i mungonin rilindjes me Paulinin ne krye.

  4. Sulm terrorist i falangave sorosiane Rilindase me emrin patronazhist. Nuk eshte rastesi se pak dite kur dolen skandalet e patronazhisteve ku i cilesonin disa individ te besimit islam qe nuk votonin si terroriste dhe ja tani goditja qe ben Rilindja per te percare shqiptaret. Nuk eshte cudi qe i gjati ine ne te ardhmen te thote qe feja eshte opium per popullin dhe ti mbylli te gjitha kishat dhe xhamiat.

    WELCOME TO NORTH KOREA OF EUROPE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *