• |
ide | kryesore

Pfizer do furnizojë Bashkimin Europian me 100 milionë doza vaksina shtesë

-Instant, Lajme, Planet



BioNTech dhe Pfizer do të furnizojnë Bashkimin Europian me 100 milionë doza shtesë të vaksinës.

“Kemi ndërmend të dërgojmë një total prej 600 milionë doza në BE këtë vit, gjë që mbulon dy të tretat e popullsisë së Bashkimit Europian dhe përfaqëson marrëveshjen më të madhe të furnizimit globalisht”, shtoi Marett.

Ndërkaq, Thierry Breton, komisioneri i BE-së i ngarkuar për çështjen e vaksinave deklaroi se BE kishte besim te BioNTech/Pfizer. Zyrtari gjithashtu përmendi vështirësitë që blloku kishte hasur me furnizimet e AstraZeneca.

“Kontrata e vaksinës AstraZeneca ishte e para që u nënshkrua në gusht të vitit 2020 dhe 120 milionë doza janë porositur për tremujorin e parë dhe 180 milionë për tremujorin e dytë. Në vend që të na shpërndanin 120 milion doza në tremujorin e parë, ata na dorëzuan vetëm 30 milionë “, tha Breton referuar AstraZenecas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *