• |
ide | kryesore

Plagosja në zyrën e PD/ Edhe Presidenti Meta do të niset drejt Kavajës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për ngjarjen e ndodhur në një zyrë të PD-së në Kavajë ku një person është plagosur me armë ka reaguar edhe Presidenti Meta. Në një reagim të zëdhënësit të tij thuhet se Presidenti i Republikës po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.

“Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.

Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit. ??” – thuhet në një deklaratë të zëdhënësit të Presidentit. ©LAPSI.al



6 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *