• |
ide | kryesore

Plagosja në zyrën e PD/ Ky është personi që tronditi Kavajën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Publikohet fotoja e Ndriçim Jonuzit, i cili është shpallur në kërkim pasi mbrëmjen e së hënës plagosi 27-vjeçarin Bledar Okshtuni në zyrat e Partisë Demokratike. Me mjekër të gjatë, në këtë foto Jonuzi ka pozuar në vitin 2014 mes efektivëve, në momentin që u arrestua, 7 vite pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.


Nuk është ende e qartë se si Jonuzi endej i lirë dhe i armatosur në rrugët e Kavajës. Mësohet se nën shoqërinë e dy personave të tjerë, të identifikuar si Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, Jonuzi u fut në zyrat e Partisë Demokratike dhe plagosi sekretarin Bledar Okshtuni.


Policia thotë se gjithçka nisi për një konflikt banal, por nuk ka më shumë detaje për motivet. I Plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshëm mjekësore. Në vendin e ngjarjes shkoi edhe kreu i PD-së Lulzim Basha që e cilësoi ngjarjen një sulm ndaj demokracisë me qëllim frikësimin e qytetarëve. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Rilindia Rilindia… Ata e kan ber, jan ca kriminela ata. I njoh un ata, vetem gjak duan. Ky e goditi ate engjellin e pd, me cader pistolet, dhe me thik te helmuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu