• |
ide | kryesore

Plagosja në zyrën e PD në Kavajë/ Reagon Rama: Të mos politizohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka “larë gojën” me disa rreshta të shkruar në Twitter për ngjarjen e rëndë që ndodhi në një nga zyrat e PD-së në Kavajë ku u plagos një person me armë.

“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB (Lulzim Basha) duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM (Ilir Meta) duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!” – shkruan Rama.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në lagjen nr.4 ku Ndriçim Jonuzi ka hyrë në ambientet e brendshme të zyrës së PD dhe ka plagosur me pistoletë në këmbë 27-vjeçarin Bledar Okshtuni. I plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *