• |
ide | kryesore

Qëllohen me armë zjarri gjatë natës në drejtim të dy automjete në Velipojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gomsiqe e Re në Velipojë. Policia bën me dije se rreth orës 02:00 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *