• |
ide | kryesore

Rama jep lajmin: 208 mijë vaksina mbërrijnë sot në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme në Shqipëri do të mbërrijnë 208 mijë vaksina të tjera. Në postimin e tij në “Facebook”, Rama nuk ka treguar se nga cilat kompani janë siguruar këto vaksina.

“208 mijë vaksina zbresin pas pak orësh në Rinas”,-shkruan Rama.

Mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 50,000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 400 mijë vaksina dhe se prej tyre janë administruar 320 mijë.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *