• |
ide | kryesore

Rama në delir: Do t’i hapim Shqipërisë 4 porta nga qielli, 4 nga deti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhej këtë fillim jave në Pogradec ku ka zhvilluar një takim me qytetarë të shumtë të këtij qyteti. Nga Pogradeci kryeministri është shprehur se ky do të jetë mandati i Pogradecit.

“Ne jemi gati ti hapim Shqipërisë katër porta nga qielli, 4 nga deti për të sjellë udhëtarë dhe turistë nga mbarë bota, në numra të shumëfishuar dhe për të kthyer jo vetëm në kampion të Ballkanit por në një vend që hyn në ligën e kampionëve në turizëm”, tha Kryeministri, duke shtuar se këto nuk janë thjesht fjalë por janë të bazuar na projekte që janë gati.

Rama: Në Korçë kemi bërë shumë dhe do vazhdojë të bëjmë, ky mandat do të jetë mandati i Pogradecit sepse tani jemi gati të bëjmë disa ndërhyrje të rëndësishme, qoftë në qytet por edhe në fshat, që lidhen me strategjinë tonë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Ne jemi gati ti hapim Shqipërisë katër porta nga qielli, 4 nga deti për të sjellë udhëtarë dhe turistë nga mbarë bota, në numra të shumëfishuar dhe për të kthyer jo vetëm në kampion të Ballkanit por në një vend që hyn në ligën e kampionëve në turizëm. Nuk janë thjesht fjalë siç janë thënë në të shkuarën nga dëshira e madhe por e bazuar në projektet që kemi gati.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama foli gjithashtu për investimet e rëndësishme në të gjithë vendin, që përfshijnë sipas tij porte dhe aeroporte.

Rama: Dje hapëm aeroportin e Kukësit për të cilin thonin se nuk do bënin, sot Shqipëria ka 2 aeroporte, jemi ende në fillim të këtij procesi, kemi një investim të rëndësishëm për aeroportin e Tiranës, o të ndërtojmë terminalin e ri të zgjerojmë pistën, që shqiptarët të vejnë dhe të vinë nga New York drejtpërdrejt në Tiranë. Për pak ditë nënshkruajmë kontratën për aeroportin e Vlorës, më pas do të hapim garën për atë të Sarandës. Porti i Durrësit do të jetë porti më i madh turistik i Mesdheut. Brenda pak ditësh do të fillojmë hapjen e kantierit të portit të madh turistik të Durrësit.Në Sarandë ka nisur puna për portin turistik. Brenda 2023 do të nisim në portin e ri të Shëngjinit.

Kroacia ka 4 mln banorë, 9 aeroporte dhe Kroacia është fuqia e shtatë e botës në turizëm sepse ka mundësuar në çdo anë të trupit të vet të mund të zbresin turistë dhe vizitorë. Kështu e ka kthyer bukurinë e saj në industrinë më fitimprurës. Shqipëria është një vend i qëndisur nga Zoti sikur e ka bërë ditën e diel, dhe e ka qëndisur nga malet në veri dhe deri në detin e mrekullueshëm në jug. Nga lindja në perëndim.

Nëse ne do të vazhdojmë me durim dhe vendosmëri, me vullnet dhe do të vazhdojmë të ngjitemi, të jeni të bindur që vitet që kemi përpara do të jenë vitit e një transformimi epokal. Shqipëria nuk do të jetë më vendi ku njerëzit do duan të ikin, por vajza dhe djem do të kenë mundësinë e tyre të zgjedhin, por në asnjë mënyrë të ikin. Kemi mundësinë sot të kalojmë në një fazë tjetër të energjisë.



12 Comments

  1. I lumte palla.
    Fundia ato qe ka then i ka ber.
    Edhe 4 vjet i ka te sigurta se ka punuar.
    Po e mbajti fjalen si e ka mbajt deri tani, shohim e bejm ne 2025.

  2. Hapen porta nga qielli dhe nga deti, ok shume mire…
    Po nga toka , qe eshte me e rendesishmja , a do hapen porta ??
    A do kemi na i autostrade ?? Kroacia i ka perfekt autostradat…..

  3. Kurse ty do te te hapin te vetmen porte qe ke, madje do te ta shqyejne, sapo te parqitesh te Drejtesia e pas25Prillit!

  4. Call Centeri’ i PD që quhet ndryshe si “byrektorja” me të rinjtë dhe të rejat që telefonojnë qytetarët gjatë fushatës zgjedhore, edhe pse keta te fundit nuk ia kane dhene kurre numrin Partise Demokratike.

    Në fakt, e vërteta është që këta janë pikërisht ata të rinj të cilët telefonojnë çdo shqiptar në telefon duke ju thënë që duhet të votojnë Lulzim Bashën dhe pyetja që shtrohet është se kush ua ka siguruar të rinjve numrat e telefonit të të gjithë qytetarëve shqiptar.

    Por kete Grida nuk e sqaron dot, ndaj inkurajon te rinjte qe te vazhdojne te bezdisin qytetaret me telefonata, pasi u kane vjedhur numrat e telefonit.

    1. Po sufllaqe po. O kuptoni se jeni kthyer ne Gestapo o robshkerdhyera? Te kesh akses te pautorizuar te NID. Ju jeni per burg te 900 e ca patronazhistat bashke me Kryekarin tuaj. Po Njese, hani sufllaqe dhe ca dite.

  5. Po ndonje dritare do hapesh apo ato ja ke lene Rdina Gunges. Ik o rrote kari se je bere qesharak me keq se Ethem Lalaj qe ben copy paste artikujt e Gazetes Tema

  6. Kroacia fuqia e shtate e botes ne turizem?O te qivja udhet more debil, por ku din ti se cfare eshte turizmi.Ke 50 shtete te tjera qe kan turizem me lart se Kroacia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *