• |
ide | kryesore

Shifrat e Super League: 434 milionë euro solidarietet vjetor për sistemin e futbollit, 160 më shumë se Uefa

-Instant, Sport



Dy fronte të kundërta, muri kundër murit, pa goditje të ndaluara (tani për tani vetëm kërcënime). Sigurisht një përplasje epokale, me reflektime sportive, politike dhe shoqërore, e përbërë edhe nga shifra. Secila palë ofron të vetat dhe ato që Super League avancon në shpërndarjen (para që shkojnë për gjithë botën e futbollit), duket se bëhet me qëllim për të mohuar akuzat e lakmisë drejtuar 12 klubeve themeluese. Në fakt, sipas asaj që Ansa ka mësuar nga burimet e 12 kompanive themeluese të turneut të ri, janë rreth dhjetë miliardë euro të alokuara për 23 vjet, për t’i paguar ‘piramidës’ së futbollit jashtë Superligës.

Në lidhje me temën e solidaritetit, nga brenda botës së Super League theksohet se turneu i ri “do të sigurojë rritje ekonomike më të lartë dhe mbështetje për futbollin evropian përmes një angazhimi afatgjatë për të paguar kontribute solidariteti pa një tavan”. Një mbështetje prej 434 milionë euro në vit për 23 vitet e ardhshme, 160 më shumë se solidariteti aktual i Uefa. Destinacioni, rinia, futbolli bazë dhe futbolli i grave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *