• |
ide | kryesore

Shkrimtarja Elvira Dones, pasi e ka zbuluar, bën portretin e patronazhistes së saj

-Instant, Arkiva, Blog

Ditë pushimi është. Rri robi në shtëpi të vet, ende në pizhame. Ca metra poshtë shtëpisë kullosin ca lopë zvicerane, të bukura e të shëndetshme si mosozot.
Jeton robi prej 32 vitesh larg vendlindjes. Dhe mëson që paska një patronazhiste në Shqipëri, njëfarë Tefta Haxhiaj. Kaq di për të tnëani – kushedi ç’të tjera kanë mbi mua nëpër ato dosjet e tyre, të qëna e të paqëna.
Por këtë Teftën dua ta ndihmoj, të shkretën. Kështu që ja ca të dhëna të tjera për Teftën dhe shefat e saj.
Elvira Zija Dones, persona non grata për Rilindasit. Non grata edhe për paraardhësit e rilindasve, por kjo pak rëndësi ka. Një “qenushkë” pa zinxhirë, përkthim aktual: Kjo NUK na do! Na doli kallp, so, keep an eye on her.
Dua t’i ndihmoj: numri i këmbës 38 – rritur në vitet e fundit ngaqë E. Dones vrapon shumë kilometra çdo ditë, dhe si gjithë vrapuesve të thekur, më është rritur numri i këmbës nga 37 në 38.
Shenja të tjera të veçanta: martuar me një burrë me mjekër, gazetar zviceran, një “ujk i vjetër” që për fatin e keq të “rilindasve” lexon e kupton shqip, dhe kjo NUK “na leverdis”. (Këtë po e shtoj nga xhepi, të kuptohemi: Tefta Haxhiaj nuk e ka shkruar të zezë mbi të bardhë . Por tashmë – me “fantazinë” e shkrimtares – nuk e kam të vështirë ta imagjinoj.)
Në atë vendin tonë s’ka fare nevojë që Shefi i madh të japë urdhëra; mjafton një ngritje vetulle dhe o burra t’ia kënaqim vetullën.
Shenja të tjera të veçanta të E. Dones për “patronazhisten”. Tefta “shpirt”, me siguri monetarisht je më e pasur se unë.
Jetoj me qera – si pjesa më e madhe e zviceranëve. All of them “total losers”…
Shenjë tjetër: jam shumë e zonja në kuzhinë. Pa bërë mendjemadhen, tiganët dhe tenxheret janë “my forte”. Tefta, në këtë pikë unë të mund njëqind herë, besomë!!!
Nëse, Teftë, ke nevojë për të tjera të dhëna, jam e gatshme të t’i jap.
Nuk kam afiliacion partiak në Shqipëri. Fakti që “rilindasit” tradhtuan çdo shpresë të shqiptarëve që i votuan – in maniera plebiscitaria – në 2013, nuk do të thotë që unë respektoj apo mbështes opozitën qesharake të Lulzim Bashës&Co.
Mendoj që çdo establishment politik/qeveritar në këto tre dekada, nuk ka bërë asgjë në interes të atij populli: e ka manipuluar, shfrytëzuar, shantazhuar. Por nuk i ka shërbyer.
Pra e dashur Tefta, “patronazhistja” ime, më vjen keq për ty. Po pate hall për të tjera informacione mbi mua, t’i jap. Për shembull: borzilokut një herë në 10 ditë, kur ta ujisësh, hidhi në gotën e ujit një lugë gjelle kos. Është një fertilizator i shkëlyer.



15 Comments

  1. Keshtu do shkruaja dhe une nese do.jetoja ne Evrope. Por ja qe evropa nuk na njeh as shkolken dhe as eksperiencen sepse na konsiderojne te dores se dyte dhe per kete jua di per nder te gjithe udheheqesve tane ne keto 30 vjet!
    Te huajt qe.vijne e shqiperi dhe hapin ca palo fondacione i vjedhin pa kaluar kufirin dhe mbajne rrotull vetes injorante e spiune te llojit Veliaj qe te.ndihen rehat ne pisllekun e tyre.
    Si perfundim, shqiprare bejini derman vete kokes, te tjeret.jua pijne gjakun sapo ju.jepet rasti.
    Sa me te varfer dhe injorante te jemi aq me te madhe do ta kene rrogen pushtuesit dhe sunduesit

    1. Shih cfare thote dashnorja e Edmutit.- Opozita qesharake e Lulzim Bashes…
      Epo Lulin nuk e ze dot dashnor ti, moj Eli.

  2. E rrezikshme kjo qe ka ndodhur ne Shqiperi, reagoni sa nuk eshte vone! Nuk ka rendesi per ke votoni eshte tregues liria, por liria eshte cenuar rende. Jam me zonjen, e keqja e kaluar eshte gjalle e po rilind!

  3. Mua si vrapues i thekur me eshte rritur nje gje tjeter. E ftoj patronazhisten ose vajzen e patronazhistit tim te bejne detyren ndaj partise duke me mbajtur te zene ne date 25.

  4. Personalisht mendoj se satirat dhe keshillat e shqiptareve qe jetojne jashte vendit prej mbi 25 vjetesh NUK I HYJNE NE PUNE ASKUJT, pervecse atij qe i shpreh, ne kohen e lire, kur nuk ben vrap!

  5. Satire e holle per patronazhisten Tefta Haxhiaj.Do ti duket si inkurajim ne misionin e lavdishem te fuksimit PS-ist.
    Te tjerat nuk kane rendesi.

  6. Je shumë e pranueshme në qesëndisjen e “patronazhistes” tënde Hatixhe, moj zonja Dones, por je bërë vetë qesharake duke vlerësuar opozitën e Bashës si qesharake, pa na e treguar modelin tënd opozitar.

  7. O Ju Trollista, Kucka te Rilindjes.

    Gjeni Pune tjeter.

    Nuk e keni mbaruar turnin?

    Po ca majmune paskeni qene?

    Rilindja e menderosi. Koncesione, hajduteri, propagande e perseri propagande.

    RILINDJA U SHNDERRUA NE PARTI SHTET

    Morri fund. A koma NUK e kuptoni?

    NUK KA ME MANDAT TE TRETE

    Gezuar!

  8. Megjitheate ngelesh e kuqe.Kush je te japesh vleresime per nje kryetar partie e asaj partie qe permbysi komunizmin tend e qe ste konsideron fare.Je e pa parti!!!Rilindase nuk je tani se idhulli yt tradhetoi bindjet e tua te kuqe.Te drejte ke si gjithe shqiptaret qe mbikquren por ste jep te flasesh pa dorashka per nje drejtues partie.

  9. ELVIRA DONES dhe ju te tjere te patronazhuar.
    Fotografimi i i nje gjendje, i nje situate , si te themi ne ushtri llogaritja e forcave para nje veprimi ushtarak( pyesni ushtaraket per kete me mire) eshte gjeja me e domosdoshme perpara hyrjes ne nje gare qofte dhe elektrorale bile me drejte elektorale dhe nuk shkohet ne gare si ai “MIKU NE DASEM”
    Per kete te kesh nje iventar te sakte te mbeshtetesve duhet me patjeter te skanosh nje per nje preferencat e elektoratit pjesmarres te mundshem , dhe te gjesh po ashtu dhe kerkesat e pjeses se lekundur dhe te mundesosh bindjen ne to se je ti ai qe i ploteson maksimalisht duke bere te mundur te sigurosh mbeshtetjen e tyre. Pra ne se per Elviren dhe Elvirat e tjere pse ne dime se c mbeshtetes ka forca politike eshte ORGANIZIM dhe jo te shkosh ne zgjedhje ala MONA me vilxhan ne dore apo me bordero sic ka vepruar. Mos u trembni se dine preferencat politike gjersa me tej per asgje nuk vlen censusi patronazhist. Kush do te perdore kete per rastin e zgjedhjeve eshte vetem nje humbes i pa afte per fitore, qarraman dhe frikacak per gjithcka. Lerni justifikimet por sic ne lojra olimpike garuesit zgjidhen e testohen maksimalisht dhe partite te zgjedhin me te miret, te frymzojne votuesit dhe ti bindin ata. Me lloqe e skuadra naziskinesh te tipit XHELAL MZIU s ka fitore

  10. O kam lexuar disa pjese nga nje liber qe kishte shkruar oer pristitutat ne itali kesaj,gjynaf ti thuash shkrimtare,nje pune shum e dobet qe reflekton se sa njeri i paformuar eshte,njesoj me kete shkrim te lodhur qe ka bere ketu,shpresoj qe ne zvicer pervec se shkrimtare te beje dhe ndonje puen si punetore pastrimi ,se do ngordhi per buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu