• |
ide | kryesore

Tottenham nuk është më Special: shkarkohet Mourinho

-Instant, Sport



Barazimi kundër Ancelotti i ka kushtuar shtrenjtë Josè Mourinhos, që është shkarkuar nga Tottenham. Special One paguan në këtë mënyrë vendin e shtatë në kampionat me vetëm 50 pikë, pesë më pak se vendi i katërt i West Ham dhe një eliminim të jashtëzakonshëm nga Europa League kundër Dinamo Zagreb. Një vendim i klubit londinez që e pengon Mou të provonte të dielën të fitonte finalen e Carabao Cup kundër Manchester City. Spurs ende nuk kanë komunikuar emrin e zëvendësuesit

“Jose Mourinho dhe stafi i tij teknik Joao Sacramento, Nuno Santos, Carlos Lalin dhe Giovanni Cerra janë liruar nga detyrat e tyre”, thuhet në deklaratën zyrtare. Presidenti Daniel Levy është limituar të thotë: “Jose dhe stafi i tij teknik kanë qenë me ne gjatë periudhave tona më të vështira si klub. Jose është një profesionist i vërtetë dhe ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme gjatë pandemisë. Në nivel personal më pëlqeu të punoja me të dhe trishtohem që gjërat nuk shkuan siç e prisnim të dy. Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu dhe ne dëshirojmë ta falënderojmë atë dhe stafin e tij teknik për kontributin e tyre”. Për momentin, Ryan Mason do të drejtojë trajnimin e ekipit të parë.

KANE KA NJË MESAZH PËR MOU: “KËNAQËSI TË PUNOJA ME TY”
Harry Kane përshëndet José Mourinhon me një postim në Tëitter, sapo ka mësuar për shkarkimin e teknikut portugez. “Faleminderit për gjithçka bos – shkruajti kapiteni i Tottenham – Ishte kënaqësi të punoja me ty. Të uroj më të mirën për kapitullin tënd të ardhshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *