• |
ide | kryesore

Uefa-Super League, përplasje totale: përjashtim i ‘rebelëve’ nga cdo turne tjetër dhe lojtarët e tyre pa Botëror e Europian

-Instant, Sport



Uefa ngre zërin kundër hipotezës së krijimit të një Super League të re. Organizmi drejtues i futbollit evropian, i mbështetur nga shoqatat dhe ligat kombëtare të Spanjës, Anglisë dhe Italisë, ka publikuar një komunikatë shumë të ashpër drejtuar klubeve “që po ndahen”, përfshirë Juventusin, Interin dhe Milanin, për t’i dekurajuar ata të bëjnë hapa të mëtejshëm në këtë drejtim: “Ne do të qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet tona për të ndaluar këtë projekt cinik – lexohet në shënim -. Klubeve të interesuar do ti ndalohen të luajnë në ndonjë kompeticion tjetër në nivel kombëtar, evropian ose botëror dhe lojtarëve të tyre mund t’u mohohet mundësia për të përfaqësuar ekipet e tyre kombëtare”.

Njoftimi për shtyp vjen në ditën në të cilën media të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Equipe dhe Neë York Times, publikuan lajmin e njoftimit të afërt të krijimit të një Super League (kryesuar nga Florentino Perez) nga 11 klube evropiane: Liverpool, Manchester United, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal nga Premier; Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid nga La Liga; Juventus, Inter dhe Milan nga Serie A. Manchester City gjithashtu duket afër afrimit, ndërsa kanë shkuar bosh përpjekjet për të bindur PSG në Francë, Bayern dhe Borussia në Gjermani (për momentin). Një thyerje flagrante dhe e papritur, në prag të javës që duhet të zyrtarizojë dritën jeshile për formatin e ri të Champions League duke filluar nga 2024.

Projekti, sipas të dhënave, duhet të fillojë menjëherë, nga 2022/23, dhe duket i diktuar kryesisht nga nevoja e klubeve të elitës për të hyrë shpejt në fonde të reja, të mëdha, për të ringirutr arkat e dëmtuara nga kriza Covid dhe për të lehtësuar një borxh gjithnjë e më të rëndë. Në çdo rast, nuk përjashtohet që në fund të gjendet një kompromis dhe klubet e përfshira të vendosin të qëndrojnë brenda garave të UEFA-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *