• |
ide | kryesore

145 mijë doza të Pfizer nga BE për Shqipërinë, ambasadori austriak: Kujdesemi për partnerët

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasadori austriak në Shqipëri Christian Steiner ka reaguar pasi KE dhe Austria njoftuan mekanizmin për shpërndarje të vaksinave në Ballkanin Perëndimor. Christian Steiner shprehet i kënaqur që Austria dhe KE kanë lehtësuar transferimin e këtyre vaksinave, ndërsa shton se kjo është shprehje e solidaritetit dhe të BE ndaj partnerëve në rajon.

“Shumë i kënaqur që Austria dhe Komisioni Evropian kanë lehtësuar transferimin e vaksinave BioNTech / Pfizer në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Është shprehje e solidaritetit evropian dhe tregon se BE-ja kujdeset për partnerët tanë në këtë rajon, e ardhmja e të cilëve është qartazi në BE”.

Ndërsa, ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca shprehet krenar që BE po qëndron pranë popullit shqiptar.

“Solidariteti i Ekipit Evropa në veprim: 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE-ja dhe të ndara me ndihmën e Austrisë do t’i dhurohen Shqipërisë nga fillimi i majit deri në gusht. Nga mekanizmi i BE-së për ndarjen e vaksinave, i shpallur në fillim të vitit, përfiton Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, me 70 milionë, duke u dhënë përparësi punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe kategorive të cenueshme. Krenar që BE-ja qëndron pranë popullit shqiptar me pajisje mjekësore, mbrojtje sociale, ndihmë makro-financiare, ndërsa tani edhe me vaksina, me një angazhim të përgjithshëm prej më shumë se 230 milionë eurosh.”

Komisioni Evropian dhe Austria shpallën sot përfundimin e marrëveshjeve për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 për Ballkanin Perëndimor.

651,000 doza BioNTech / Pfizer që financohen nga Komisioni Evropian, do të ndahen me ndihmën e Austrisë. Dorëzimi i parë për të gjithë partnerët në rajon pritet të kryhet në maj, me transhe të rregullta që do të vazhdojnë deri në gusht. Siç konfirmoi më herët edhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen nga kjo sasi, Shqipërisë do t’i jepen 145,000 doza.

 



5 Comments

  1. Po nuk prisnit dot nja 4 vjet ju, deri sa te vinte ne pushtet pd.
    Ja ketu dukeni qe jeni te bler ju nderkombetaret.

  2. Ikni mor pisa se kujdesemi vete per vehten ton. Ju dogj barku ju per ne. Karnavaler. kemi ngel ne dor tuj. A pika mendjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *