• |
ide | kryesore

Basha me përfaqësuesit gjermanë: Sjellim investime të huaja, hapim vende të reja pune me paga të larta

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takim online me përfaqësues të instituteve të formimit dhe trajtimit profesional në Gjermani. Në këtë takim virtual, Basha theksoi se trajnimi dhe kualifikimi i të rinjve shqiptarë është i rëndësishëm për tregun europian.

Basha ka shprehur synimet e tij për të nxitur e adoptuar modelin gjerman të trajnimit dual, reformën në arsimin universitar, frenimin e emigrimit masiv të të rinjve apo thithjen e investimeve të huaja. Kryedemokrati tha se qeveria e ardhshme do të vendos një stazh 12 mujor të paguar nga shteti për 10 mijë student të diplomuar, për t’u mundësuar lidhjen me tregun e punës, si dhe do investoj në ngritjen e 4 inkubatorëve që do të jenë mbështetje për të rinjtë të cilët duan t’i futen rrugës së sipërmarrjes.

“Ne po vendosim ose do të vendosim një stazh të paguar me paratë publike për 12 muaj, për 10 mijë studentët më të mirë nga 35 deri në 40 mijë të diplomuar rishtaz të sektorit publik çdo vit, që të ndërtojmë një urë nga universiteti drejt tregut të punës. Por po kështu, duam të investojmë në ngritjen e 4 inkubatorëve të cilët përmes granteve dhe infrastrukturës, t’i japim mundësi të rinjve me shpirt sipërmarrës dhe të rinjve me ide për inovacionin dhe për sipërmarrjen që të kenë një dorë që t’i ndihmojë dhe jo pengesa pas pengesash në rrugën e tyre për të themeluar një biznes të vetin.” tha Basha.

Përfaqësuesit gjermanë Lutter dhe Wittberg kanë vlerësuar idetë e Bashës, duke e garantuar se gjatë qeverisjes së PD në Shqipëri të ketë një sistem ekselent, të suksesshëm të këtij formimi profesional.

 



3 Comments

  1. Së dyti ai flet për deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha se ai ishte militant i PS. Jonuzi 40 vjeç, shprehet se në fakt ai ka qenë gjithë jetën militant i PD-së dhe se nuk i vjen mirë që Basha i ka hedhur poshtë gjithë ato sakrifica për PD-në. Ai zë me radhë të gjithë ish-kryetarët e ministra të PD me të cilët ka punuar ndër vite, derisa vjen në vitin 2017 ku ka mbajtur në lokalin e tij gjithw PD-nw. Por jo vetëm kaq. Jonuzi tregon se Lulzim Basha ka qenë në lokalin e tij i cili në 2017 ishte kthyer në një bazë të PD-së për 1 muaj me radhë, ku çunat problematikë bënin çfarë bënin, e rrinin më pas të sigurtë në lokalin e tij.eshte per tregun europian thote loqja e majte e salihut,ju shpellkare e byrektore ngrohuni ne diellin qe ferdinandi i durresit do e pastroje

  2. Ne po vendosim, ose do te vendosim nje vendim qe vendos hapjen e vendeve te punes me paga me ye larta. …………………..
    LULI, LULI, LULI
    RAMA IK, RAMA IK
    LULI HAJDE, LULI HAJDE
    URRRRRRRRRAAAAAA

  3. Ne po vendosim, ose do te vendosim nje vendim qe vendos hapjen e vendeve te punes me paga me te larta. …………………..
    LULI, LULI, LULI
    RAMA IK, RAMA IK
    LULI HAJDE, LULI HAJDE
    URRRRRRRRRAAAAAA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *