• |
ide | kryesore

Basha reagon pas audiopërgjimit të Lames: Duan t’i marrin votën shqiptarëve e t’u prishin shtëpinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar nga Kamza pas publikimit të audio-përgjimit për kreun e Kadastrës shqiptare Artan Lame.

Basha tha se qëllimi është t’u marrë votën shqiptarëve dhe më pas t’u prishë shtëpitë. Ai e cilësoi akt kriminal dhe tha se kjo është politika që shkatërroi vendin për 8 vite me radhë.

“Skandal, pas skandali. E dëgjuat se si drejtori i përgjithshëm i Kadastrës me porosi të Edi Ramës udhëzon që të shkojnë derë më derë dhe t’u thonë familjeve që do t’u japin legalizimet, por në fakt ne nuk do ua bëjmë por s’mund tua themi tani. Ky është një akt kriminal sepse në ato shtëpi që do t’i prishë pas 25 prillit është sakrifica e jetës, e fëmijëve, e bijave dhe bijve tuaj në emigracion. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është tua prishë pas zgjedhjeve vetëm që tua marrë votën me mashtrim. Ky është Edi Rama i 8 viteve. Dëgjojeni siç e dëgjoi gjithë Shqipëria sot. Kjo është politika që shkatërroi vendin për 8 vite me radhë. Le ta marrë përgjigjen nga Kamza, Paskuqani, Zallherri dhe gjithë Shqipëria. Më 25 prill do ta largojmë duke votuar numrin 9. Për të gjithë ata që duan ta gëzojnë pronën e tyre votoni më 25 ndryshimin, votoni numrin 9”, deklaroi Basha.



7 Comments

  1. Në të vërtetë e njëjta database, me të njëjtat të dhëna konfidenciale, me numra telefoni, karta ID dhe nga një patronazhist për secilin përdoret prej vitesh edhe nga partitë e Partia Demokratike.

    Për të provuar vërtetshmërinë e dokumentit të mëposhtëm, në mënyrë të rastësishme kemi zgjedhur 2 prej patronazhistëve të Partisë Demokratike, Jurgen Baçi dhe Besnik Çotaj, të cilët edhe përmes një kërkimi të thjeshtë në Facebook rezultojnë se bëjnë hapur fushatë elektorale për PD-në dhe Lulzim Basha.

    1. Edhe sikur, nese shteti e di, kjo gje nuk lejohet te behet, pra shteti vete duhet te kishte shkuar tek dera si e ps si e pd, mos mbroni ate qe nuk mbrohet se lat nam

  2. Asgje nuk e ndal rrezimin e ketij regjimi fashist. As Ducja as Fyhreri nuk kane bere plane te tilla

    ogurzeza qe te prishin 100 mije shtepi. Jo vetem qe keto monstra do te ikin me hir apo me pahir

    por edhe sikur ta mbajne pushtetin ( me nje propabilitet 1 me 1 milion) do te kene zero shanse qe ato

    shtepi ti prishin, sepse ato shtepi qe jane mundi e djersa e nje jete do te mbrohen me gjak, do te

    kete nga nje beteje per cdo shtepi si ne Stalingrad kunder armatave te Hitlerit dhe dihet si

    perfunduan me turp ato armata dhe Hitleri vete.

  3. Komisionerët “mollë sherri” mes demokratëve të Korçës, Spaho përplaset sërish me Salianjin: Je bërë si Koçi Xoxe, të shkoi jeta me skenarë si të Babales

  4. O I paymer o te shpelafte fanutlla o gelbaza Ed zorraxhiut o mortje ik shkerdhehu tek gazeta merda gelbazes se na e shpife

  5. Ja dhe skandali i rradhes nga Rilindja.Nje pyetje kam per komentuesit e PS qe dashurojne sufllaqen. Ju vjen per te qeshur kur Rama thote qe Luli fle gjume. Por kur Luli e fton ne debat dhe ai nuk shkon. A ju vjen per te qare ??????
    Ky lideri juaj me citjane , atlete dhe i droguar a nuk ju duket si ai cuni i lagjes legen qe te shan mbrapa kraheve. Kur ta keni pergjigjen gati une ketu jam, por silleni para 25 Prillit se mbrapa nuk ka vlere. Ahahahahahahahahahaha po ju vjen fundi PLERA.

  6. Ja dhe skandali i rradhes nga Rilindja.Nje pyetje kam per komentuesit e PS qe dashurojne sufllaqen. Ju vjen per te qeshur kur Rama thote qe Luli fle gjume. Por kur Luli e fton ne debat dhe ai nuk shkon. A ju vjen per te qare ??????
    Ky lideri juaj me citjane , atlete dhe i droguar a nuk ju duket si ai cuni i lagjes legen qe te shan mbrapa kraheve. Kur ta keni pergjigjen gati une ketu jam, por silleni para 25 Prillit se mbrapa nuk ka vlere. Ahahahahahahahahahaha po ju vjen fundi PLERA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *