• |
ide | kryesore

Del paralajmërimi për amerikanët: Mos udhëtoni në këto vende!

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Departamenti amerikan i këshilloi amerikanët të shmangin 80% të vendeve nëpër botë për shkak të koronavirusit. Në një shënim të shpërndarë nga mediat, thuhet se DASH ka përditësuar udhëzimet e udhëtimit, dhe i mëshon idesë se pandemia vazhdon të përbëjë “një rrezik të paprecedent për udhëtarët”.
“ Mos udhëtoni” është këshilla kryesore që përcillet në dokument.
Covid-19 ka marrë deri tani më shumë se 3 milionë jetë njerëzish nëpër botë, e mbi gjysëm milioni e tyre janë shënuar në SHBA. Në vlerësimin e DASH, vetëm tre vende shënohen me rrezikshmërinë më të ulët të infektimit: Macau, Tajvani dhe Zelanda e Re. Deri edhe Antarktida konsiderohet e nivelit të dyë për nga rrezikshmëria, ndërsa Mbretëria e Bashkuar, pavarësisht ritmeve të larta të vaksinimit, mbetet në nivelin tre.
Amerikanëve u rekomandohet të shmangin madje edhe udhëtimin e brendshëm deri në vaksinimin e plotë, ndërsa theksohet se udhëtimet jashtë kufijve përbëjnë një rrezik të shtuar edhe për personat që janë imunizuar tashmë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *