• |
ide | kryesore

SPAK DHE PATRONAZHISTËT/Ku e ka varrin reforma në drejtësi?

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Më 23 dhjetor të vitit 2019 besuam se një drejtësi e re po vjen në Shqipëri, dhe dorëzuam në SPAK kallëzimin e parë në historinë e këtij institucioni.
Ne besuam që drejtësia e re nuk do vinte me avaze të vjetra. Prandaj kallëzuam në SPAK konçesionin e sterilizimit, përmes të cilit ne besojmë se na janë vjedhur qindra milionë dollarë, të cilat mund të ishin përdorur për të trajtuar të sëmurët me COVID, që do të dyndeshin dyerve të spitaleve vetëm pak muaj më vonë.

Andi Bejtja: Lapsi dhe SPAK si gomë e krimeve të pushtetit

Sot, në 2021, dy vite më vonë, SPAK na ka marrë në pyetje vetëm neve si kallëzues, ndërsa Ilir Beqja, ministri i shëndetësisë që duhet të ishte sot nën hetim, në mos prapa hekurave, është në fakt kandidat për deputet në Shkodër.
Kallëzuam aferën e inceneratorëve të plehrave. Gjatë kësaj kohe aktivistët tanë u arrestuan për protesta të paligjshme, u gjykuan, u dënuan, morën pafajësinë, dhe vazhduan të protestonin sërish. Ndërkohë, një vit më vonë, ne ende nuk kemi dëgjuar se çfarë bëhet me ata që janë në krye të kësaj afere. Ende asnjë i dënuar.

SPAK, një qen roje i PS

I kërkuam SPAK të hetonte edhe kryebashkiakun Veliaj, i cili është zyrtari i 1001 i kallëzuar, por ai në vend që të ishte përpara drejtësisë, sot është në krye të fushatës së Tiranës, duke kalëruar apatinë e drejtësisë së re.
Nuk e dimë nëse paratë që duhet të shkonin për spitalet, po përdoren për fushatën e Shkodrës, apo nëse paratë e mafias italiane po përdoren për fushatën e Tiranës. Ne nuk e dimë nëse paratë e inceneratorëve, po shkojnë për të financuar fushatën e Fierit apo të Elbasanit. Por e dimë se nëse SPAK do kishte bërë punën, sot do e kishim një përgjigje.
Pika që e derdhi gotën është qëndrimi i SPAK ndaj medias LAPSI.AL, dhe ndaj dy gazetarëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, të cilët patën kurajon dhe integritetin të denonconin një skandal të paprecedentë për shoqëritë moderne. Një skandal që përbën një rrezik serioz për shoqërinë tonë.
Të dhënat personale të secilit prej nesh, janë shpërdoruar nga një parti politike që sillet si parti shtet. Të dhënat personale, si numri personal apo numri i kartës së identitetit, të cilat janë unike dhe nuk mund të ndryshohen më gjatë gjithë jetës, sot janë ekspozuar, duke na vënë në rrezik të gjithëve.
Të dhënat sensitive të secilit prej nesh, sot janë në dorën e atyre që shantazhojnë votuesit, duke i detyruar të votojnë për partinë shtet, apo akoma më keq: t’i pengojnë për të shkuar në votime, nëse patronazhisti i klasifikon si opozitarë.
Edhe kjo çështje shkoi në SPAK, por çfarë bëri drejtësia e re?
Ende nuk kemi dëgjuar të ketë nisur hetimi në zyrat e partisë socialiste? Ende nuk kemi dëgjuar nëse ka nisur hetimi për patronazhistët që janë ngarkuar të na spiunojnë të gjithëve?
Por në vend të atyre që kanë abuzuar me pushtetin publik për përfitime personale, sot dëgjojmë që në bankën e akuzuarve janë gazetarët kurajoz Bushati dhe Shkullaku. E turpshme!!!
Reforma në Drejtësi u ka kushtuar shqiptarëve 100 milionë euro, dhe deri në 2025 do t’i japim edhe 50 milion euro të tjera. Për çfarë i japim ne këto para? Që të hetojnë gazetarët si Andi dhe Armandi, duke kthyer akuzuesit në të akuzuar?! Ne sot i japim gjyqtarëve dhe prokurorëve rreth 4000 mijë dollarë në muaj. Për çfarë ua japim këto para, që të intimidojnë gazetarët, ndërkohë që bëjnë sehir se si një parti vë gjithë popullin në përgjim, vetëm për siguruar vazhdimësinë e regjimit?! Për çfarë?!
Sot SPAKU duhet të ketë guximin të hetojë Edi Ramën, dhe gjithë kavalerinë e patronazhistave që na kanë hyrë në jetën private. Të gjithë, nga i pari deri tek i fundit, dhe të heqë dorë nga intimidimi i gazetarëve kurajozë si Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Duhet ta bëjë këtë sepse kësaj shoqërie i duhen më shumë gazetarë si Andi dhe Armandi, prandaj ata duhen inkurajuar. Por duhet ta bëjë edhe sepse kjo shoqëri ka vuajtur shumë nga kryeministra si Edi Rama, prandaj ata duhen ndëshkuar.
Në rast të kundërt, na mbetet vetëm të pyesim “ku e ka varrin Reforma në Drejtësi?” që t’i çojmë një tufë me lule.



11 Comments

  1. Vdekshit ju te SPAKU bashke me Patronazhistet.

    Ju shofte fara tre breza.

    E shkaterruat kete vend.

    Turpi mos ju ndafte edhe ju zonja Kim se jeni bashkefajtor si keta.

  2. O Shaban Sorrosisti!
    Ato qe thua te verteta jane, por mos na bej si i cuditur e i paster.
    Ku e ka varin Reforma?
    Pyet pronarin tuaj te perbashket, Sorrosin. Ai e financon si Edi Ramen, ashtu edhe Reformen e deshtuar madje edhe particken tende, Nisma Thurje.
    Eshte strategjia e tij mashtruese qe te krijoje edhe gjoja opozitare qe u dhimbset drejtesia e paraja e popullit. Nuk i ha njeri me keto, jane te vjetra. Ku ndryshoni ju ta Nismes nga Mjafti i dikurshem?
    Plakushi Sorros mund te jete i zgjuar e finok si hebre qe eshte, por askush ne bote nuk eshte me i zgjuar se populli Shqiptar.
    Kujto pak Nastradinin ne Qafe Thane.

    1. gjoja, ky ndoshta e ben per leket pa kuptuar rolin e tij te vogel ne kete loje.
      ta shohes nga ppaaak me larg e sheh ne diversion te paster .
      pra ti beje gabim, ti dil dhe akuzoje po ti gabimin dhe do jesh po ti ne krye per ta ndrequr, dhe rifillon cikli, ndersa gjate gjithe kesaj kohe haracin e pagujaje njerezit , ca me shume e ca me pak, pa dallim partie por te vene ne radhe me leket ne dore dhe breket neper kembe..

  3. Aspaku nuk mund te jape drejtesi nese dikur prokuroria e korruptuar mund te arrestonte dhe denonte ndonje zyrtar te larte sot kjo nuk ndodh pasi keta te zgjedhur me dyshime ne pasuri dhe gjera te tjera jane te shantazhueshem nga pushteti une dyshoj qe keta do vendosin drejtesi edhe pas zgjedhjeve pasi jane te kapur dhe nuk kane vullnet te veprojne keta duhet te jene te paret qe duhet te qohen para drejtesise per mbrojtjen qe i bejne korrupsionit

  4. Duke qene se jane pasardhesit ideologjik te regjimit komunist, me shume mundesi do jete pa emer dhe nuk do e gjeni dot ti coni nje tufe me lule.

  5. o endri shabani na bere lemsh.
    nuk po e kuptojme qendrimin tuaj\nje here ishit me reformen ne drejtesi, tani jeni i pakenaqur
    a ishte SPAKU shpresa e vendit, a po e monitoronte SHBA , spakun apo jo
    tani duhet thene e verteta

  6. Këto pyetje bëja asaj pidhit,që është ambasadore e Amerikës këtu,sepse Reforma thotë ajo edhe shefi i saj sykoqe Palmer ,është sukses i tyre….
    Cfare SPAK ore,cfare lesh Drejtësie….këtu ka vetëm një argument…psikopatin azmatik….

  7. Te dhenat e mia personale jane marre vetem te E Albania..Numri i telfonit qe kam vendosur eshte i babait tim,kur hapa EAlbania .Jam emigrante dhe vertet préférence ime ka qene PD.E pershendes patronazhisten time,nese ka nevoj per ndonje gje tjeter po i jap numrin tim O900 0900 0900.

  8. Te dhenat e mia personale jane marre vetem te E Albania..Numri i telfonit qe kam vendosur eshte i babait tim,kur hapa EAlbania .Jam emigrante dhe vertet préférence ime ka qene PD.E pershendes patronazhisten time,nese ka nevoj per ndonje gje tjeter po i jap numrin tim O900 0900 0900.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *