• |
ide | kryesore

Gjykata e Madrid bllokon UEFA-n e FIFA-n: stop sanksioneve ndaj Super League

-Instant, Sport



Gjykatat kanë filluar të lëvizin në mbrojtje të Super League. Një gjykatë e Madridit në të vërtetë ka lëshuar një masë paraprake që nuk lejon FIFA-n, Uefa-n, Ligën Spanjolle dhe Federatat kombëtare të futbollit të marrin masa kundër klubeve që kanë njoftuar themelimin e konkursit të ri dhe kundër të teseruarve të tyre. Vendimi erdhi pas një ngacmimi nga vetë Super League.

Organizmi në fjalë ka lëvizur me shpejtësi për të ndaluar FIFA-n, Uefa-n dhe të gjitha federatat ose ligat shoqëruese të adaptojnë cfarëdo mase që bllokon, kufizon, ose kondicionon në çfarëdo mënyre, direkt ose indirekt, fillimin e Super League. Në të njëjtën kohë, këto masa ndalojnë miratimin e çdo sanksioni ose mase disiplinore kundër klubeve pjesëmarrëse, lojtarëve dhe drejtuesve të tyre.

Një vendim i rëndësishëm, pas kërcënimeve nga organet drejtuese të futbollit evropian dhe botëror kundër 12 klubeve “separatiste” në lidhje me përjashtimet e mundshme nga gara aktuale dhe ato të ardhshme, si të shoqërive ashtu edhe të lojtarëve të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *