• |
ide | kryesore

Gjysmë kile kokainë brenda mikrovalës, arrestohet 37-vjeçari shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ishin duke lëvizur me makinën e tyre ndërsa në xhep kishin lëndë narkotike të llojit kokainë. Kur karabinierët i ndaluan ata reaguan. Për këtë arsye forcat e rendit vendosën ti kontrollonin. Në xhepin e njërit prej tyre u gjet një gram kokainë, ndërsa 15 të tjerë ishin fshehur brenda dhomës së dorezave të makinës, shkruajnë mediat italiane.

Në shtëpinë e 37-vjeçarit, karabinierët gjetën edhe gjysmë kilogram kokainë brenda furrës me mikrovalë. Ndërsa në një sirtar kuzhine kishte edhe 10 mijë euro cash. Ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Burlas./ora



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *