• |
ide | kryesore

Karantinë për emigrantët, LSI ankimon vendimin e Komitetit të Ekspertëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit  të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës për dy javë për shtetasit shqiptarë të cilët vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.

LSI e ka quajtur absurd vendosjen e karantinës dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia. Për LSI-në, ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me kushtetutën.

“Këtë akt administrativ ne e konsiderojmë të marrë pa prova, me qëndrime të njëanshme dhe të paligjshme nga pala e paditur, në kundërshtim, në lajthitje, si dhe në interpretim të gabuar të dispozitave ligjore të ligjit dhe rregullave të prokurimit publik.”, shkruhet në ankimimin e LSI.

Kujtojmë se mbas vendimit të djeshëm, emigrantët që kthehen në atdhe nga Greqia apo nga Maqedonia nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *