• |
ide | kryesore

Man City në Super League, Guardiola kundërshton: “Si u zgjodhën këto, pse nuk është Ajax me 4 Champions?”

-Instant, Sport



Edhe mes 12 klubeve themeluese të Super League ka protagonistë që kundërshtojnë hapur, sidomos nga Anglia. Pas fjalëve të Jurgen Klopp (“Njerëzit nuk janë të lumtur dhe unë mund ta kuptoj”), ishte radha e Pep Guardiolës: “Sporti nuk është më sport kur fitorja garantohet” tha trajneri i Manchester City, një nga klubet themeluese të Superligës. “Unë mbështes klubin tim. Më pëlqen të jem pjesë e kësaj shoqërie. Por, megjithatë, unë kam mendimin tim – ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes me Aston Villa – Do të doja që presidenti i Komitetit t’i shpjegonte botës se si u mor ky vendim “.

“Pse u zgjodhën këto skuadra për të luajtur këtë kompeticion hipotetik në të ardhmen? Pse, për shembull, nuk është përfshirë Ajax që ka fituar 4 ose 5 Champions League?” ka pyetur Guardiola para se të jepte goditjen: “Sporti nuk është më sport nëse nuk ka marrëdhënie mes lodhjes dhe rezultatit. Sporti nuk është më sport kur fitorja është e garantuar. Nuk është më një sport kur nuk ka rëndësi nëse humbet”.

Sidoqoftë, trajneri i Citizens ka rezerva edhe për Uefa-n: “Uefa duhet të jetë e qartë, sepse mendon vetëm për veten në vendimet që merr për të gjithë. Lewandowski nuk luajti kundër PSG sepse ishte i dëmtuar në ekipin kombëtar. Uefa vendosi sepse kualifikuesit ishin biznesi i tyre, por lojtari e pësoi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *