• |
ide | kryesore

“Me kë janë në foto këta që qëlluan në Kavajë?” Meta i përgjigjet ashpër Ramës: Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sërish për ngjarjen në Kavajë, ku mbeti i plagosur sekretari i PD-së Bledar Okshtuni. Në një postim, Meta i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama, pasi ky i fundit e akuzoi për politizim të ngjarjes. Në lidhje në rastin, Rama tha se incidenti s’ka prapavijë politike dhe shtoi se autori, Ndriçim Jonuzi (Tahiri) është militant i PD.  Në një foto, të publikuar nga presidenti, autori së bashku me dy personazhet që dyshohet se kanë qenë në pranishëm në ngjarje, Markel Shtylla dhe Dorjan Troplini, shihen në duke drekuar së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kavajës Redian Krali.

“Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt? Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë”, shkruan Meta.

Sakaq, Meta i shtron disa pyetje kryeministrit ku i rendit disa nga skandalet që është përfolur PS ndër vite dhe i shkruan: “Unë do të shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri”.

 

 



1 Comment

  1. te iku dhe kjo mundesi per ta perdor politikisht tani na can karin me karlliqe. sa per patronazhistet e di mir ti o like floriri qe te gjitha partit, perfshir lsi, kan patronazhist. mos ha mut kot. te gjith keni shkelur ligjin me per te dhenat personale. te treja partit duhen skualifikuar nga zgjedhjet per shkelje te renda te te dhenave personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *