• |
ide | kryesore

Meta për përgjimin e Artan Lames: Tronditës, drejtësia të nisë hetimet, policia mos fshehë provat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta reagoi ashpër pas publikimit të përgjimeve nga gazetari investigativ,  Artan Hoxha, për drejtorin e Kadastrës, Artan Lame, ku mes të tjerash në audio dëgjohet të thotë se “nga 170 mijë dosje legalizimesh, vetëm 60 mijë bëhen, kurse për mbi 100 mijë të tjerë situata duhet mbajtur varur”.

Lexo më tej: 

Gazetari Artan Hoxha zbulon skandalin/ Artan Lame përdor legalizimet për fushatën e Rilindjes 

Meta e cilëson tronditës audio-përgjimin e Lames, që sipas tij, provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa i bën thirrje drejtësisë “të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë”.

Reagimi i Metës: 

Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës.
Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor.
Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!



10 Comments

  1. Legalizim falas ishte premtim i Rilindjes , tani nuk ka Rilindje ka PS prandaj nuk ka pergjegji PS sot. Mjer ky popull ne dore te kujt ka rene.

  2. Keto monstra vetem nje gje i ndalon. Deri sa te vije dita asaj gjese, keta do te shkelin mbi dinjitetin
    tone, mbi te drejtat dhe lirite tona, mbi te tashmen e te ardhmen tone, do te perdorin shtetin tone
    kunder nesh, [per te na mbajtur te sklaveruar ose pwr te na larguar.

  3. ne fakt na takon ne te gjitheve te reagojm fort. Po ja keshtu jemi ne te vdekur te pa kallur.per 1001 arsye ne te gjith bashke duhet te ishim ne shesh pa flamujt e partickave te burrickave qe na kane rrembyer cdo gje per 30 vjet rresht. Po ..kjo nuk do ndodh sigurisht.

  4. Kishte nxjerre tema patronazhistet e PD me lista me numra. E lexuat????? Keta qe akuzonin PS per patronazh. Me thoni pak cemer ti veme kesaj politike???

    1. Emri qe duhet ti vesh eshte ” burg kush ka akses te pautorizuar ne NID”. Kaq e thjeshte eshte.
      Tani gjeje kush i ka NID, i ke te Rilindja dhe fuksat e saj apo ke PD-ja.

  5. Thirrje drejtësisë po kujt drejtësie!!!Kadijve të Ramës e Rilindjes!!!E mor i nderuar z President.Po të mos kishe bërë marrveshjen e ngjalave sdo ishim këtu.Kushedi se ku do ishte Shqipëria po të vazhdonte bashkëpunimi me PD siç po lufton ta bësh sot!!!

  6. Në të vërtetë e njëjta database, me të njëjtat të dhëna konfidenciale, me numra telefoni, karta ID dhe nga një patronazhist për secilin përdoret prej vitesh edhe nga partitë e Partia Demokratike.

    Për të provuar vërtetshmërinë e dokumentit të mëposhtëm, në mënyrë të rastësishme kemi zgjedhur 2 prej patronazhistëve të Partisë Demokratike, Jurgen Baçi dhe Besnik Çotaj, të cilët edhe përmes një kërkimi të thjeshtë në Facebook rezultojnë se bëjnë hapur fushatë elektorale për PD-në dhe Lulzim Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *