• |
ide | kryesore

Në qendër të sulmeve, Super League vendos datat: “Gati të fillojmë pas 5 muajsh”

-Instant, Sport



Ndërsa Uefa, Fifa, Ligat dhe Federatat Kombëtare po përgatiten të vendosin se si të sillen me dymbëdhjetë skuadrat “rebele” që i dhanë jetë Super League, detajet e para mbi afatin e mundshëm të këtij revolucioni mbërrijnë nga faqet e Le Parisien. “Ne mund të fillojmë për pesë muaj – shpjegoi Anas Laghrari, sekretari i përgjithshëm i Super League -. Ne jemi gati të ulemi në një tryezë për të biseduar. Kërcënimet e përjashtimit nuk janë të ligjshme”.

“Nuk do të jetë një kampionat i mbyllur, duke pasur parasysh që një e katërta e ekipeve do të ndryshojë çdo vit – siguroi Laghrari, duke iu përgjigjur kritikave mbi konceptin e sportivitetit në bazën e projektit -. Do të ketë zbritje çdo sezon, ashtu si në kampionatet që nuk janë turne të mbyllur”. “Ne jemi gati ti shpërndajmë më shumë para UEFA-s, nëse këto para investohen më pas – shtoi ai. – Super League është gara që të gjithë duan të shohin, që të bën të ëndërrosh, që do të rinovojë një futboll që ka hyrë në çmendurinë e transferime dhe parave”.

“Brezat e rinj janë më pak të interesuar për futbollin, ata përqendrohen në tastierë ose diçka tjetër dhe kthehen vetëm për ndeshjet e mëdha – vazhdoi Laghrari -. Por këto ndeshje të mëdha ndodhin rrallë”. E si një shembull, ai përmend gjysmëfinalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve midis Real Madrid dhe Chelsea, “takimi i parë ndonjëherë mes këtyre dy gjigantëve të futbollit evropian”. “Ekziston gjithashtu edhe zhgënjimi mes lojtarëve që duan të luajnë këto sfida të mëdha – shtoi sekretari i përgjithshëm i Super League -. Neymar ëndërronte të luante kundër Messit në raundin e parë me eleminim në Champions League, por ai u dëmtua dhe mbase mund të mos luajë më kurrë kundër Messit”. Në fund, sa i përket formulës së re të Ligës së Kampionëve, refuzimi i Laghrarit është i qartë: “Vështirë të kuptohet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *