• |
ide | kryesore

Paralajmëron OBSH: Po përshpejtohet ritmi i pandemisë, virusi po zhvendoset te moshat e reja

-Instant, Lajme, Të fundit



Infeksionet nga Covid-19 janë rritur me një shpejtësi alarmante në 8 javët e fundit, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se vetëm javën e kaluar janë shënuar 5.2 milion raste të reja, numri më i lartë javor i shënuar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Vdekjet gjithashtu janë rritur për të 5-tën javë rresht, tha ai, ndërsa zyrtarisht në botë më shumë se 3 milion njerëz kanë vdekur nga Covid-19.

“U deshën 9 muaj për të arritur 1 milion të vdekur, katër për të shkuar në 2 milion dhe tre muaj për të arritur 3 milion viktima. Këto shifra mund të na kenë mpirë, por secila vdekje është një tragjedi për familjet, komunitetet dhe kombet”, tha Ghebreyesus.

Drejtori i Përgjithshëm tha se, barra e përhapjes së virusit mund të zhvendoset drejt të rriturve të rinj. Ai shtoi se, infeksionet dhe shtrimet në spital midis njerëzve të moshës 25-59 vjeç po rriten me një shpejtësi alarmante.



2 Comments

  1. Ne kete bote do ti beni te gjithe eksperimentet djallzore ju o arkitete te medhenj dhe te vegjel sipas planeve tuaja per nje bote ku njeriu te ushqehet jo nga toka por nga makineria.

    Por ne boten tjeter s’do jeni askushi e s’do keni kete fuqi per te kontrolluar turmat, perkundrazi do jepni llogari e do mbarni pergjegjesi per te gjitha eksperimentet qe keni bere me njerzit e pafajshem dhe me planetin toke.

    Beji te fala fondacionit 666 o kreu i OBSH.

    Shyqyr qe Zoti e ka bere njeriun te vdekshem, imagjino te jetonin perjetesisht poshtersite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *