• |
ide | kryesore

Patronazhistët/ Anëtarja e KQZ thirrje Yuri Kim: Ndihem e kërcënuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj i kërkon ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë të marrin  në mbrojtje të dhënat personale të shqiptarëve.

Në mbledhjen e  Komisionit Rregullator, Vukaj tha se ndihej e kërcënuar për shkak dhe të funksionit që ka. Sipas saj patronazhisti që PS kishte vënë në dispozicion për të mbikqyrur atë dhe i dinte edhe numrin e banesës merrej në mbrojtje nga kryeministri Edi Rama.

“Unë që nuk  kam dhënë konsensusin askund që të më përdoret ID e të qarkullojnë poshtë e përpjetë këto të dhëna, edhe për hir të deklaratave që bëj si anëtar i KQZ–së të ndihem e riskuar kur përballë kam aureolën mbrojtjëse nga lideri në pushtet ndaj patronazhistëve. Në vend që këta patronazhistë sot të ishin një ndjesë publike për veprimet që kanë bërë ndaj të dhënave personale të gjithësecilit sot këta janë marrë në mbrojtje. Më lind automatikisht një thirrje, e vokacion i brendshëm: Ju lutem ju lutem struktura ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri. Zonja Kim, ambasadorja e SHBA, zotërinj të tjerë, shkëlqesi që drejtoni organizatat e akredituara në Shqipëri dhe jeni kontributorë në anëtarësimin tonë në NATO. Jam shtetase e në vendi në NATO e nuk kam garanci në mbrojtjen e të dhënave personale. Ju lutem merrni në mbrojtje të dhënat e çdo shqiptari, përshirë të dhënat e mija. Ndihem e kërcënuar edhe për shkak të funksionit.” tha Vukaj.



8 Comments

  1. Së dyti ai flet për deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha se ai ishte militant i PS. Jonuzi 40 vjeç, shprehet se në fakt ai ka qenë gjithë jetën militant i PD-së dhe se nuk i vjen mirë që Basha i ka hedhur poshtë gjithë ato sakrifica për PD-në. Ai zë me radhë të gjithë ish-kryetarët e ministra të PD me të cilët ka punuar ndër vite, derisa vjen në vitin 2017 ku ka mbajtur në lokalin e tij gjithw PD-nw. Por jo vetëm kaq. Jonuzi tregon se Lulzim Basha ka qenë në lokalin e tij i cili në 2017 ishte kthyer në një bazë të PD-së për 1 muaj me radhë, ku çunat problematikë bënin çfarë bënin, e rrinin më pas të sigurtë në lokalin e tij

    1. Po numrin e ID tende later e poshte e kane nzjerre Andi Bushati dhe Armando Shullaku e jo PS thotë:

      Ha ma dine numrin e shpise.. Po PD me dine edhe numrin e telefonit time presonale dhe të familjes na Marrin ne telefone çdo jave ne çmenden. Dhe numrin e ID tende later e poshte ta Ka nzjerre Andi Bushati dhe Armando Shullaku e jo PS.. Prandaj une mendoj se Andi Bushati dhe Armando Shullaku duhen te pergjigjin para ligjit be çofte se e kan shkelur ate

  2. Gjete kujt i kërkon ndihmë!!!A e kupton që Amerika ka bërë gjithato ptoçka sa nuk din çtë bëjë!!Vetëm për atë pseudo reformë!!!

  3. Moj debile por ‘ patronazhimi ‘ eshte shpikje amerikane . Ka qe ne 1989 qe funksjonon ne amerike.
    Thuaj atij qe te tha te besh kete deklaraten se e ka te kote .
    Ti sot thjesht vertetove se je nje gur shahu ne duart e dikujt.

  4. Gjete kujt ti drejtohesh.

    Kim I di te gjitha krimit dhe palacolliqet e PS por ben sikur nuk kupton.

    Diplomate nen nivel sekretare.

    Turp per rolin qe duhet te luante.

    Vetem BE!!

  5. Moj Helga ke gabuar me njeriun qe kerkon te te mare ne mbrojtje. Ketu ne Amerike ato te dhenat per te cilat ti i ankohesh je e detyruar tia tregosh edhe nje jevge kur ti kerkon te blesh dicka edhe ne dyqanin me te ndyre te Amerikes.

  6. Per mbrojtejen e te dhenave personale eshte pergjegjes komisioneri i te dhenave personale. Ne EU te thenat personale jane shume te cmueshme dhe mbrohen nga GDPR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *