• |
ide | kryesore

PD i përgjigjet Ramës duke postuar fotot: Të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit janë njerëzit e tu

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike me anë të një reagimi për mediat i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë ku mbeti i plagosur një anëtarë i PD-së në zyrat e kësaj partie. Më herët gjatë ditës së dotme, kreu i qeverisë Rama tha se autorët e plagosjes së aktivistit të PD, Bledar Okshtuni, nuk janë të Partisë Socialiste, por sipas tij janë militantë të PD.

Ndërkohë nga ana tjetër sipas PD, Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma. Lidhur me këtë ngjarje, Partia Demokratike publikoi një foto, ku autorët e shpallur në kërkim për ngjarjen, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Dorian Troplini dhe Markel Shtylla, janë në një tryezë, duke ngrënë drekë, me kryebashkiakun e PS në Kavajë, Redian Krali. Ndër të tjera në reagimin  e PD thuhet se ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do të humb zgjedhjet.

“Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!”, thuhet në njoftim.



9 Comments

  1. Nuk ka faj Rama se nuk e dinte qe kishte rilindur, edhe ai lajmet nga mediat i merr, dhe harron qe po ai vete i manipulon ato, e ne fund fillon beson genjeshtrat e veta.

  2. O like floriri po tani ca do thuash o cop muti njeri. po leviz cdo gur per ta ber pis procesin qe te kesh alibi pas zgjedhjeve kur te rrasin brenda. paske qen kancer i ketij vendi o cop muti njeri. nuk ke per ti shpetuar drejtesis.

  3. Tashme PS dhe Kryegomari nuk gjejne asgje por vetem scifo dhe genjeshtar.

    Keta jane zagaret e PS te leshuar rrugeve.

    Me 26 prill merrni skafet dhe arratisuni o plehra

  4. Ai i shkreti e deklaroj vete, live perkatesine e tij politike dhe arsyen e sherrit dhe incidentit.
    Fjalet e tjera jane gjepura, jane deshira e politikaneve qe cdo gje ta pershkruajne si politike.

  5. politik banale dhe varikarin. merren me dy laca kavaje, na plasi kari te kujt jan lacat. lacat jan me ate qe u jep para e u ben ndere, sot me njerin e neser me tjetrin. keshtu qe maksimumi eshte nje lac qe eshte perdorur nga te dyja palet. pastaj kavaja nje byth vend, njifen te gjith. me keto karlliqe doni me fitu zgjedhjet, i plasi kari shqiptareve se u plagosen dy kokpalar, shqiptaret duan te dine cfar do beni me ekonomin, punesimin, drejtesin e shtetin ligjor dhe jo i kujt ishte laci i kavajes, se na hapet barkun.

    1. Problemi eshte se aty ishin te pranishem edhe zyrtaret e policise bashkiake., qe qete- qete e mosrn shokun dhe kaluan ne arrati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *