• |
ide | kryesore

Projekti Super League: ndeshje me të shkurtra e arbitra që shpjegojnë vendimet për tifozët

-Instant, Sport



Gjatë intervistës së gjatë me El Chiringuito, Florentino Perez zbuloi gjithashtu detaje të reja se si 12 klubet themeluese kanë menduar Super League, duke përfshirë ide konkrete dhe ëndrra afatgjata. Duke i qendruar parimeve të përgjithshme të formatit, presidenti i Real Madrid ka folur për ndeshje më të shkurtra, arbitra e VAR “të përmirësuar” dhe një model si Euroliga e basketbollit.

Kompeticioni i ri u krijua për të përballuar krizën ekonomike që goditi klubin, kështu që analiza e Perez për perceptimin që kanë gjeneratat e reja të futbollit nuk është e papritur. “Të rinjtë i shohin ndeshjet aktuale shumë të gjata, ndoshta duhen rimenduar mbase duke i shkurtuar ato: nuk mund t’i kthejmë shpinën tendencave të reja,” tha ai. Nuk mund të mungonte sulmi ndaj “Champions që askujt nuk i intereson deri në mars, njerëzit nuk duan të shohin ndeshje kundër ekipeve modeste”.

Një cështje që është debatuar shumë në rrjetet sociale është ajo në lidhje me arbitrat dhe që presidenti i Super League nuk ka hezituar ta shpjegojë: “Do të zgjedhim gjyqtarët më të mirë sipas meritokracisë. Padyshim që VAR do të jetë i pranishëm”. Marca, shumë afër gjërave në klubin madrilen e për këtë arsye edhe me Perez, ndërkohë i ka paraprirë risive: projekti është ai për pajisjen e gjyqtarëve me një mikrofon, në mënyrë që tifozët të dëgjojnë shpjegimet për vendimet në fushë.

Në nivelin e shoqërive, Fair Play financiar do të jetë i pranishëm “për të garantuar stabilitetin e klubeve” dhe gjithashtu flitet për një kufi të pagës, të cilën të dhënat që filtrojnë nga Spanja e përshkruajnë në këtë mënyrë: klubet do të jenë në gjendje të shpenzojnë maksimumi 55% të të ardhurave të tyre për paga për lojtarët. Një kuriozitet: a do të përfundonin Super League të fituar në palmares veçmas, apo do ti shtoheshin Champions League të fituar? “Do ti shtoheshin, siç ndodhi në tranzicionin nga Kupa e Kampionëve në Champions League” përgjigjet Perez.

Në fund, formula, e cila do të ndjekë atë të Euroligës së basketbollit: “Ne luajmë Euroligë dhe kampionatin me Realin dhe gjithçka është në rregull: pse duhet të jetë ndryshe në futboll?” arsyetoi Perez, që më pas përsëriti se ka meritokraci edhe në rregullore: “Njëzet ekipe, nga të cilat pesë në rotacion: secila do të kishte shansin e tyre. Edhe Napoli dhe Roma, për shembull: nëse jo këtë vit, vitin e ardhshëm. Për momentin nuk kemi ftuar PSG e as Bayern Munchen e Borussia Dortmund”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *