• |
ide | kryesore

Rama: E merrni me mend, që Aqif Pashës së Elbasanit t’i thuash të votosh Ilir Metën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nga Elbasani, ku po mban fushatën elektorale, deklaroi se të votosh për Monika Kryemadhin dhe LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit, do të thotë të ofendosh historinë. Rama thekson se shqiptarët nuk mund të votojnë për fosilet e politikës. Ai shton se Shqipëria nuk do bjerë më në dorë të Berishës dhe të Metës.

“Në qytetin tuaj plot histori, të votosh Monika Kryemadhin, do të thotë të ofendosh historinë. E merrni me mend, që Aqif Pashës së Elbasanit t’i thuash të votosh Ilir Metën. Meta është një president, që e bija i thotë babi mos pi, hajde në shtëpi. Ne duhet ta mendojmë Ilir Metën të kthehet në shtëpi. Nuk votohet për fosilet e politikës. I keni parë si xhirojnë rrotat e makinave.

Vetëm bërtasin Rama ik, Rama ik. Aty brenda janë njerëz, që mezi presin, që largqoftë shqiptarët të shkojnë pas berihait dhe të rihapin bingon në Shqipëri. Në makina janë drejtues policie, që lajmëronin kriminelët dhe tradhtonin oficerët. Janë taksidarët dhe këtë e kam për të gjithë dyqanxhinjtë e Elbasanit. Me ne TVSH e taksën e keni zero. Shqipëria nuk do bjerë kurrë më në dorë të Saliut dhe Metës. Mësuesit e infermierët sot nuk merren me zor në mitingje”, deklaroi Rama.

Rama vlerësoi se Shqipëria është vend i mrekullueshëm dhe se dora e robit e ka lënë pas.

“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Zoti e ka bërë këtë vend si pikturë. Zoti e bekoi këtë vend dhe dora e robit e shkatërroi. Ata i kanë çuar shqiptarët pas berihait. Njeriu matet sa i zoti ëhstë të ngjitet në ditë të vështira. Ditët dhe vitet në të ardhmen janë shumë më të mira se ata që do lëmë pas. Shqipëria ka nevojë për akoma shumë punë dhe në këtë rrugë, do hapim katër porta nga deti e nga ajri. Jemi në moment për të vendosur se çfarë duam të bëhemi kur të jemi të mëdhenj. Shikoni si është bërë sot Belshi. Do ta bëjmë Kalanë e Elbasanit atraktive për të gjithë Shqipërinë. PD vjen vërdallë si aeroplan pa bisht. PD nuk bëri asgjë për Elbasanin”, u shpreh Rama



15 Comments

  1. Po ti je kryefosile mor zoteri, ke 21 vjet ne pushtet, i korruptuar deri ne palce. I ke bere shqiptaret te enderrojne kohen e Sales.

  2. Ka rrjedhur fare i varfri!

    Bashkekohesin e Aqif Pashes, Lef Nosin, eterit e Paulin Edvin Rames e burgosen dhe e denigruan deri ne ditet e fundit te jetes!
    Vete Aqif Pashen nuk arriten dot ta ekzekutonin se vdiq me 1926!

  3. po pse nuk na leni me pa futboll se cfar ndryshimi kane tifozet nga ju ne stadium ………

    lerini lojrat dhe hapni dyert per tifozet e sportit ose mbyllni mitingjet se nuk shkon keshtu

  4. E imagjinon dot ti o i gjati ine se çdo te te bente Aqif Pasha ty po ti zije emrin me goje ?
    Edhe tani ne varr do jete kthyer permbys nga turpi qe nje antishqiptar, bastard dhe pseudorilindas si ty e permend .
    Nese Aqif Pasha dhe gjithe rilindasit e athershem shkrine pasurine e tyre (biles dhane edhe jeten) per te krijuar Shqiperine , ti dhe horrat e tu pseudorilindas shitet dhe plaçkitet Shqiperine per te bere pasuri .
    Largimi yt o i gjati ine eshte domosdoshmeri kombetare por jo zgjidhja perfundimtare.

  5. Mjafton të kontrollojmë se ç’është ”Schëabach” për të kuptuar se bëhet fjalë për një qytet me 40 mijë banorë, praktikisht një fshat ku Rezarta Reiman është një këshilltare e thjeshtë komunale. Të gjithë mediat e opozitës e kanë prezantuar megjithatë si “politikania gjermane”, si të ishte Angela Merkel.

    Por pjesa më interesante është në identitetin e vërtetë të kësaj “politikaneje gjermane”, që në të vërtetë është Rezarta Meço, motra e Sonila Meços, gazetare militante e PD-së, dëshmitare e akuzës kundër shtetit shqiptar në arbitrazhin e Francesco Becchettit.

    Tani i takon motres së saj Rezarta Meço të hyje në skenë, duke u fshehur jo pas një italiani, por si “politikane gjermane” për të ofruar një shërbim të ri për Sali Berishën, Ilir Metën, etj. etj.

    1. Postuesit e Bollinos duhet te pranojne se ata kane te pakten hapsire neper media te tjera, si kjo ketu, qe te postojne shkrimet e tyre patetike. Do te benin mire qe te kerkonin nga don Bollino qe te bente te njejten ne portalin e vet.

  6. Ky eshte i cmendur por uroj te ftillohen dhe ato te qe besonin dhe votonin deri dje kete hajvan, tja kthejne 1,000,000 shuplakat mbrapsht bashke me 1,000,000 shkelma bythesh kete radhe.

  7. Deshperimi i humbjes. Nuk di se cfare thote. Quan fosile Meten dhe harron se vete ka 2e3 vite ne pushtet nga te cilat 19 vite si pushtet ekzekutiv. Ky ne mos per gje tjeter duhet futur ne burg per ate spotin ku thote se e di se cfare duhet te beje per te arritur majat, nderkohe qe per tete vite e ka zhytur vendin ne grope. Pra cdo gje e ka bere me qellim deri me tani. Vetem burgu i perjetshem eshte ne nje shpagim i lehte per demet qe ky dhe banda e tij i kane sjelle vendit.

  8. Dmth të votojnë ty dhe Ps pasardhëse e Pp e Pk që famijen e Aqif Pashës e të shumë familjeve intelektuale Elbasanase i persekutoi!!!Ky megjithë mënd ka rjedh keq.E për këtë gjë e ndihmon dhe mielli.

  9. Interesat e aktorit politik mund të jenë normale, por media duhet ta analizojë dhe ta servirë jo sipas kërkesës së partisë që ja dha, por duke e thelluar hetimin të zbulojë shkeljen e të godasë fenomenin.

    U sulmua mazhoranca, edhe pse kishte mjaft dyshime që origjina vinte nga PS, edhe sot që ka nisur hetimi, mediat e qarqet në fjalë nuk duan të bashkëpunojnë me drejtësinë. Punë e tyre.

    Po tani që u zbulua edhe server i patronazhistëve të PD-së? Përse heshtin?

    Nuk ka përse, pasi nëse herën e parë e konsideronin si shkelje, e tillë duhet të jetë edhe për të dytën.

    Por nga erdhën të dhënat e serverit të PD-së? Nga Ministria e Brendshme e Lulzim Bashës që mburret që liberalizoi vizat, por thjesht vodhi të dhënat e dokumenteve biometrike…Kejsi meru me fenomenin jo kush e shkruan o loqja e majte e salihut dhe dil nga byrektorja e pd per pak ajer

    1. Shko mor te qifsha robt. Po thuaj qe fajin e ka Berisha dhe per direktivat e Artan Lames qe doli si kamikaz duke perdor zyrat e shtetit per Rilindjen. Mbajini me rrena thoshte 100,000 vete sa tju marim 200,000 mije vota se i thone 20 mandate, dhe pastaj dinamitin shtepiave.

      Ju jeni per tju shkerdhyer robt duke filluar me kryetarin e sektit tuaj, Paulin Ramazan Ramen e deri te lepiresi i bythes i fundit sic je ti.

    2. Tipiku i pa emer eshte patronazhist ka shume akses ne te dhenat e shqiptarve paguhet shume para nga shteti i psikopatit jo si ne kohen e dulles 1200 por e ka zene frika dhe dhe njerzit do ta marin zvarr pas fitores se nr 9 dhe Ai nuk flen gjume nuk do tja dij per katastrofen qe I kan bere shqiptarve mbron surrelin te shpetoje koken me 25 pill mbaron kapitulli ripjerdhje.

  10. Rrofshi or ridhjersa qe klikoni dhe lexoni LAPSIN.Kan per tu ju hapur syte.
    Nderime Bushat klikimet kan arrite n’stratosfere.
    JU LUMTE!!!

  11. Vecse jo COPY PASTE or i paemer 20:15 e 21:46.
    Je i njejti dhe truri te asht thare,kerko ndihme nga patronazhistet.
    Shko flej,dhe neser formulo pallavra te reja.Por jo per cdo artikull te njejtat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *