• |
ide | kryesore

Rama: Të dhënat e qytetarëve i nxorrën Saliu dhe Meta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama deklaroi sot se të dhënat e qytetarëve janë nxjerrë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Gjatë një takimi elektoral në njësinë numër 5 në kryeqytet, kreu i qeverisë i bëri thirrje qytetarëve që i kanë dalë të dhënat që mos të shqetësohen, pasi karta aktuale e ID nuk është ajo që do të jetë në të ardhmen.

Rama u shpreh krenar për patronazhistët, për të cilët dhe se pa ta PS nuk do të ishte kjo që është.

“Kanë ngritur një akuza dhe ti çojnë te organet e hetimit ato USB-të. Unë e di se pse nuk i çojnë, sepse të tëra ato që dalin rrugëve janë të dhëna të gatuara tjetër kund. Ketë e di cdo patronazhist i PS. Unë e pohoj me krenari të madhe, që kjo parti nuk do ishte pa patronazhistët kjo që është sot, sic nuk do ishte pa patronazhistët cdo parti e madhe evropiane.

Unë njësoj si me mesazhet e Blendi Gonxhes, jam krenar për patronazhistët e PS, jam krenarë për ata që ndihmojnë deputetet, ndihmojnë kryetarët e bashkisë që të dinë cfarë halli ka mnjërei dhe ka tjetri. Kët ajanë urat tona të panumërta me njerëzit.

Ndërkohë që sistemi ynë nuk ka ID, por ama ID ishin rrugëve

Ju them të gjithëve sa mos e çani kokën fare, jo ju, por i them të gjithë atyre që ndihen të sikletosur që i ka dalë numri. Cili numër? Atë numër e lini kudo në shërbime të caktuara. Nuk është karta që ne do të kemi në të ardhmen karta e plotë e identitetit, siç e ka gjithë botë e civilizuar që ka brenda të dhëna për shëndetin, për sigurimet e tua dhe që është e jotja dhe nuk e luan topi.

Prandaj ju them njerëzve që kjo është bërë nga Ilir Meta, se bashku me syrin dhe veshin dhe së bashku me Saliun dhe Lulin në vazhdën e skenarëve destabilizuese siç ishte meta bashkë me Saliun, pas marrjes peng të aeroportit të Tiranës”, tha ndër të tjera Rama.



14 Comments

  1. Lexojeni mire kete pjese! 😀 😀 😀

    ” Ju them të gjithëve sa mos e çani kokën fare, jo ju, por i them të gjithë atyre që ndihen të sikletosur që i ka dalë numri. Cili numër? Atë numër e lini kudo në shërbime të caktuara. Nuk është karta që ne do të kemi në të ardhmen karta e plotë e identitetit, siç e ka gjithë botë e civilizuar që ka brenda të dhëna për shëndetin, për sigurimet e tua dhe që është e jotja dhe nuk e luan topi. ”

    Kesaj i thone te lash mutin me shurre!

  2. Te mos ishin te dhenat tona personale ne loje, do beja gallate per qef me llafet e ramutit. Por ramuti asnjehere kur flet ne publik nuk e ben kot por per te kafshuar nje tjeter cope nga te drejtat qe akoma na kane mbetur. Sa here del surrati i ketij ne media, lajmeron kobin e radhes per popullin.

  3. Social-Nazistet e PS-se,jane ne rruge dhe po pregatisin raprezaljet e vitit 1946 si E,Hoxha.
    Edhe Ai(EH) si social-nazisti A.Hitler me 1939(nata e kristalte) ku u arrestuan dhe u denuan te gjithe kundershtaret e rregjimit,jo vetem hebrejte,arrestoi dhe pushkatoi dhjetra intelektual te shkolluar jashte n’Tirane,Shkoder e n’disa qytete te tjera.Social-komunistet fashist shqiptar jane te sofistikuar per metodat e represionit.
    Ekstremet FASHIZEM-KOMUNIZEM jane kanceri i njerzimit.Popull ruajuni nga provokimet e Gestapos,KGB-se,Stasit,dhe fuksat shqiptar,keto 4 dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *