• |
ide | kryesore

Shqipëria humb 15 vende në tërheqjen për investime, çalojmë në shërbime financiare

-Instant, Lajme, Të fundit



Indeksi Global i Mundësive 2021 e rendit Shqipërinë të 78-n në botë për tërheqje investimesh dhe njëkohësisht, ndër shtetet me luhatjen më të madhe në 1 vit. Vendi ynë ka humbur 15 vende nga 2020 në 2021, sipas treguesve të studiuar, ku regres më të lartë ka parë në shërbime financiare.

Në këndvështrim rajonal, Mali i Zi, Maqedonia dhe më pas Serbia kryesojnë në listë, të cilat kanë parë një performacë të mirë në tregues si perceptimi i biznesit dhe bazat ekonomikë.

Indeksi Global i Mundësive vlerëson tërheqjen e vendeve për investitorët ndërkombëtarë duke përdorur një kombinim të faktorëve ekonomikë, financiarë, institucionalë dhe rregullatorë. Këta faktorë ndahen në pesë kategoritë e mëposhtme:

  1. Perceptimi i Biznesit mat kufizimet me të cilat përballen bizneset dhe lehtësinë e bizneseve për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
  2. Bazat Ekonomike matin opinionin makroekonomik të një vendi, talentin e fuqisë punëtore dhe potencialin për inovacion dhe zhvillim në të ardhmen.
  3. Shërbimet Financiare matin thellësinë dhe gjerësinë e aksesit të një vendi në shërbimet financiare.
  4. Korniza Institucionale vlerëson shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit.
  5. Standardet dhe Politika Ndërkombëtare vlerëson se sa i integruar është një vend në bashkësinë ndërkombëtare dhe gjasat që ato të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Përkatësisht, Shqipëria renditet e 99-ta në shërbime financiare, e 85 në korniza institucionale dhe me përmirësim të lehtë në perceptimi i biznesit në të cilin renditet e 61-ta në botë./Monitor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *