• |
ide | kryesore

Varianti indian i Covid-19 fut nën ethe Britaninë e Madhe, Johnson anulon vizitën zyrtare

-Instant, Lajme, Planet



Mutacioni i Covid-19 që është shfaqur në Indi po sjell frikë dhe tension në të gjithë botën, ndërkohë që autoritetet atje janë duke hetuar rastet. Kryeministri britanik Boris Johnson anuloi dje një vizitë të planifikuar në New Delhi pasi virusi atje gjithnjë e më shumë del jashtë kontrollit. India aktualisht po përjeton shpërthimin e saj më të keq të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, diçka që është shqetësuese gjithnjë e më shumë. Deri më tani ka të paktën 73 raste të dokumentuara të llojit indian që janë shfaqur në Britaninë e Madhe.

Dr Susan Hopkins, këshilltar kryesor mjekësor për testimin dhe gjurmimin në Britaninë e Madhe, i tha Andrew Marr Show: “Ne kemi parë disa raste (të variantit indian) që nuk kanë dalë nga udhëtimet, por ne jemi ende duke u përpjekur t’i nënshtrohemi hetimeve për të parë me shumë hollësi nga mund ta kishin marrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *