• |
ide | kryesore

Zyrtari izraelit: Vaksina e Pfizer është efektive edhe ndaj variantit indian të COVID-19

-Instant, Lajme, Planet

Një nga shqetësimet kryesore me shfaqjen e varianteve të reja të koronavirusit është mënyra sesi ata sillen ndaj vaksinave.


Izraeli ka regjistruar tetë raste të një varianti të koronavirusit të identifikuar së pari në Indi dhe beson se vaksina Pfizer /BioNTech është të paktën pjesërisht efektive kundër tij. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i shëndetit këtë mëngjes.


Shtatë rastet fillestare të variantit indian u zbuluan në Izrael javën e kaluar midis njerëzve që mbërrinin nga jashtë, të cilët iu nënshtruan testimit paraprak.

“Përshtypja është se vaksina Pfizer ka efikasitet kundër saj, megjithëse një efikasitet i reduktuar,” i tha drejtori i përgjithshëm i ministrisë, Hezi Levy, radios publike Kan, duke thënë se numri i rasteve të variantit në Izrael tani ishte tetë.

Izraeli me një popullsi prej 9.3 milionë banorësh ka vaksinuar plotësisht rreth 81% të banorëve mbi moshën 16 vjeç. Infektimet me Covid-19 dhe shtrimet në spital janë ulur ndjeshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu